Kronikë

Do mbyllen 10 burgje pa standarde, Manja: Do të ndërtojmë 5 të tjera! I Burrelit dhe Tepelenës do të kthehen në muze

Janë 10 burgje në Shqipëri që nuk plotësojnë standardet dhe parashikohen të mbyllen. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, në ceremonin e prezantimit të 95 mjeteve të reja të burgjeve tha se 5 të rinj janë planifikuar të ndërtohen deri në 2030-ën. I pranishëm, ambasadori i Britanisë së Madhe deklaroi se vitin e ardhshëm në Shqipëri do të vijnë të mbarojnë dënimin rreth 200 shqiptarë të dënuar në vendin e tij.

24 Nëntor 2023, 16:55