Komisariati i policisë Fier

Bëri për spital 61 vjeçarin dhe i vodhi portofolin, arrestohet 41 vjeçari në Fier

23 Nëntor 2023, 09:56| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 10:08

  • Share

Një 41 vjeçar është arrestuar nga policia e Fierit, pasi ka dhunoi 61 vjeçarin V.D dhe i grabiti portofolin. Në pranga ka rënë 41 vjeçari i identifikuar si H.L.

Për pasojë 61 vjeçari është dërguar në spital ku po merr kujdesin e duhur mjekësor. 

Ngjarja ka ndodhur në Pishporo të Fierit, ku 41 vjeçari pasi ka goditur 61 vjeçarin V.D i ka marrë një shumë parash në portofolin e tij dhe është larguar. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?