Foto ilustruese

I dënuar me 10 vjet burg për trafik emigrantësh e mashtrim, arrestohet 65-vjeçari në Tiranë (Emri)

23 Nëntor 2023, 16:12| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 16:59

  • Share

Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë i dënuar me 10 vjet burg për disa vepra penale ka rënë në prangat e policisë.

Blutë e Tiranës bëjnë me dije se në kuadër të operacionit "Sundimi i ligjit" Rama është arrestuar në rrugën “Arkitekt Kasemi". Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar 65 vjeçarin me 10 vjet burgim, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave dhe vulave”. 

"Shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin në DVP Tiranë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, kanë intensifikuar kontrollet në kuadër të operacionit policor të koduar "Sundimi i ligjit", për evidentimin dhe goditjen e rasteve të paligjshmërive dhe për kapjen e shtetasve në kërkim për vepra të ndryshme penale. Si rezultat i kontrolleve, në rrugën "Arkitekt Kasemi", është lokalizuar, kapur dhe vënë në pranga shtetasi: Musa Rama, 65 vjeç, banues në Tiranë. Operacioni "Sundimi i ligjit" vijon.", njofton policia.

 Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pra Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?