Nasip Hoxha

Nën akuzë për shpërdorim detyre, arrestohet drejtori i IKMT Sarandë

23 Nëntor 2023, 09:50| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 10:35

  • Share

SARANDË- Drejtori i IKMT-së së Sarandës, Nasip Hoxha ka rënë në pranga mbrëmjen e djeshme (22 nëntor). Burime për Report Tv bëjnë me dije se Hoxha akuzohet për shpërdorim detyre, por ende nuk ka detaje të tjera.

Arresti i tij është kryer mbrëmjen e djeshme, ndërsa më pas ai është transferuar për në spital, pasi nuk është ndier mirë.

Për arrestimin e tij ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet.

Lajm ne përditësim...

Ora 10:32
U arrestua për shpërdorim detyre, kreu i IKMT në Sarandë lejoi dhe favorizoi ndërtime pa leje nga persona të ndryshëm

1700729463_nasiphoxha.jpg

Detaje të reja janë mësuar nga arrestimi i drejtorit të IKMT-së në Sarandë Nasim Hoxha. Sipas njoftimit të policisë, arrestimi i Hoxhës është bërë në vijim të operacionit "Mjegulla". 

57 vjeçari akuzohet se ka detyrën duke favorizuar dhe lejuar qytetarë të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë.      

"Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për  kryeinspektorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.      

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në vijim të operacionit policor të koduar “Mjegulla”, në kuadër të procedimit penal të regjistruar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Sarandës për shtetasin:          
 N. H., 57 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë kryeinspektor i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, bashkia Sarandë.          

Ky shtetas akuzohet se ka shpërdoruar detyrën duke favorizuar dhe lejuar shtetas të ndryshëm, për të kryer ndërtime pa leje, në territorin e bashkisë Sarandë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme"-njofton policia. 

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Ariu: 23/11/2023 15:47

    Sikur po dhjet ne këmbë ka dal dhjari.

    Përgjigju
  • Miku: 23/11/2023 10:45

    Ço ki kastravec eri? Ka dale si okllai e nxefme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?