Ermal Muzhaqi

Plagosja në Vorë, policia: Erges Hoxha iu afrua te makina dhe tentoi të vriste Kidi Muzhaqin

24 Nëntor 2023, 10:47| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 15:04

  • Share

Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen që ka ndodhur një ditë më parë në Vorë, ku dy persona mbetën të plagosur.

Sipas policisë Erges Hoxha iu afrua te makina dhe tentoi të vriste Kidi Muzhaqin. Në atë moment ka ndërhyrë, i vëllai i Kidi Muzhaqit, Ermal Muzhaqi, punonjës i Forcave të Armatosura dhe ka plagosur 34-vjeçarin.

'Nga veprimet hetimore të kryera për këtë ngjarje dyshohet se ditën e djeshme, rreth orës 12:20, në Vorë, Erges Hoxha i është afruar automjetit me drejtues Ermal Muzhaqit dhe pasagjerë Kidi Muzhaqi dhe B. A., dhe për motive ende të paqarta, ka tentuar që të vrasë me thikë Kidi Muzhaqin Në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i automjetit, Ermal Muzhqi (oficer ushtrie), i cili ka plagosur me armën e shërbimit, Erges Hoxha.'- njofton policia.

Për ngjarjen policia ka arrestuar Ermal Muzhaqin 27 vjeç dhe Erges Hoxha 34 vjeç, të dy banues në Vorë. Ndërkohë Kidi Muzhaqi dhe Erges Hoxha ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. 

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit pistoletë dhe mjetin prerës thikë, të përdorura në këtë ngjarje, si dhe aparatet celulare të shtetasve të përfshirë.  

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • CaBone: 24/11/2023 12:48

    O shteti a hyn Vetmbrojtja ktu apo hajde bjeri ti bim? Ne mendimin tim 99.9% do rreagonin njelloj ne ate moment.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?