Sherr mes 3 personave në Vorë! 34 vjeçari i plagosi me thikë vëllain, ushtaraku nxjerr armën e shërbimit dhe e qëllon (EMRAT)

23 Nëntor 2023, 13:02| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 15:52

  • Share

TIRANË- Tre persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin mesditën e sotme në Vorë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:20, kur 34 vjeçari Ergest Hoxha ka plagosur me thikë 24 vjeçarin Kidi Muzhaqi gjatë kohës që këta 2 të fundit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Ermal Muzhaqi me profesion (oficer ushtrie).

Sipas policisë 27 vjeçari ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar drejt Ergest Hoxhës duke e lënë të plagosur.

Të dy të plagosurit janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Ndërsa ushtaraku është vetëdorëzuar në polici së bashku me armën e shërbimit.

Ora 14:13
Qëlloi me armën e shërbimit 34 vjeçarin, Report Tv siguron pamjet e makinës së ushtarakut në Vorë! Xhami i thyer nga plumbi

 

Report Tv ka siguruar pamjet nga makina e ushtarakut 27 vjeçar Ermal Muzhaqi i cili qëlloi me armën e shërbimit 34 vjeçarin Ergys Hoxha pasi ky i fundit i plagosi me thikë vëllain 24 vjeçar.

Në pamje shihet xhami i thyer i makinës tip “Mitsubishi” që ndodhet në vendngjarje dhe grupi ekspertizës po merret me këqyrjen e provave.

Ora 13:37
Sherri në Vorë, kush është ushtaraku i arrestuar! I plagosën të vëllanë në makinë, me armën e shërbimit qëlloi autorin

1700742828_ermalmuzhaqi.jpg

Foto: Ermal Muzhaqi

Report Tv siguron foton e oficerit të ushtrisë Ermal Muzhaqi i cili u përfshi në sherrin e ndodhur mesditën e sotme në Vorë.

Muzhaqi ka qenë shofer në makinën ku ndodhi sherri. Sipas policisë Ergest Hoxha ka plagosur me thikë 24 vjeçarin Kidi Muzhaqi, vëllanë e tij gjatë kohës që këta 2 të fundit ishin pasagjerë në automjetin që drejtohej nga Ermal Muzhaqi.

Në këto momente, drejtuesi i mjetit, 27 vjeçari Muzhaqi ka nxjerrë armën e shërbimit dhe e ka plagosur.

Muzhaqi u vetëdorëzua në polici.

 

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BESNIKU: 23/11/2023 17:17

    PASOJA TË TILLA VINË REKRUTIMI NGA RRUGA MARIN NËN UNIFORM DJEMË E VAJZA ME VESE E TË PËRFSHIRA NË GRUPE ME AKTIVITET KRIMINAL,DUKE SHFRYTËZUAR UNIFORMAT E SHTETIT NA DHUROJNË KËTO NGJARJE TË PA DËSHIRUARA NË 04 12 2023 ËSHTË DITA E KRIJIMI TË USHTRIS PO TË BËHET PARADA; POPULLI TË SHIKOJË ÇFARË KA NGEL NËN UNIFORM HIQ 1000 USHTARAK TË TJERËT JANË JASHTË ÇDO LLOJË STANDARTI FIZIK E PSIKOLOGJIK TURPI I SHKONË MINISTRIS QË I MENAXHONË PLANIFIKIMI 0 ORGANIZIMI 0 UDHËHEQJA 0 KONTROLLI I TYRE 0

    Përgjigju
  • GOLI: 23/11/2023 13:46

    TE TILLE DYKEMBESH BIOLOGJIK DUHET HEQUR PREJ SHERBIMIT SHTETROR.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?