Lushnjë/ Makina fluturon disa metra në ajër dhe përplaset me betonin e nënkalimit, shpëton mrekullisht drejtuesi i mjetit (VIDEO)

23 Nëntor 2023, 19:03| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 19:10

  • Share

Ka qenë me fat një drejtues mjeti i cili mbrëmjen e sotme ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në daljen e nën kalimit në fshatin Dushk në Lushnjë.

Mjeti tip Benz me targa AA 307 PD ka fluturuar për disa metra në ajër e më pas është përplasur në betonin e nënkalimit. Drejtuesi i mjetit është transportuar me ambulancë në spitalin e Lushnjës nën kujdesin e mjekëve. Policia në vendngjarje po heton për shkaqet e kësaj ngjarjeje.

Ende nuk dihet se cilat janë shkaqet dhe rrethanat që drejtuesi i mjetit ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kalim.

Fatmirësisht nuk ka pasur mjete apo dhe këmbësorë në ato momente në pjesën e nënkalimit, pasi rënia e automjetit mbi njerëz apo dhe mjete të tjera mund të kishte rezultuar fatale.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?