Durrës/ 40 vjeçari humb jetën, u rrëzua aksidentalisht nga kati i 9 i pallatit (VIDEO)

23 Nëntor 2023, 17:18| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 17:46

  • Share

DURRËS -  Një 40 vjeçar humbi jetën pasi u rrëzua aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në lagjen nr 1 të Durrësit.

"Në lagjen nr. 1 Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i nëntë i pallatit ku banonte, shtetasi I. M., rreth 40 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën",- njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?