Fredi Beleri dhe Stavro Papastavrou

Ministri grek i shkoi në burg, Beleri: Prezenca e Greqisë më jep forcë dhe optimizëm

23 Nëntor 2023, 22:20| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 23:00

  • Share

Pas vizitës së ministrit grek të Shtetit Stavros Papastavrou Kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri përmes një reagimi shprehet se prezenca e shtetit grek i jep forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes.

“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Shtetit, z. Stavro Papastavrou, për vizitën e tij në Burgun e Durrësit ku po qëndroj në paraburgim. Mbështetja e vazhdueshme dhe prezenca praktike e shtetit grek në paraburgimin tim të paprecedentë dhe të padrejtë, si dhe mohimin e të drejtës time për t’u betuar si Kryetar Bashkie, më japin forcë dhe optimizëm për një zgjidhje të drejtë të çështjes time, për të cilën jam plot shpresë”, shprehet Beleri, shkruan media greke.

Prej kur është arrestuar, Fredi Belerin e kanë vizituar dy ministra grekë, i fundit Papastavrou. Pas takimit ai përsëriti se gjyqësori duhet të bëjë drejtësi pasi e quan të padrejtë arrestimin e Belerit. Para medieve ministri grek tha se Himara sipas tij është e vetmja “bashki në Europë ku kryetari i humbur vazhdon të drejtojë bashkinë dhe kryetarit të zgjedhur po i mohohet e drejta për t'u zgjedhur”. Fredi Beleri u arrestua në ambientet e një lokali në Himarë, vetëm 2 ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit 2023, pasi u kap në flagrancë bashkë më bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshi duke blerë vota. 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Xxx: 24/11/2023 05:47

    Per Greqine eshte kethyer ne problem te madh ceshtja Beleri.Me kete veprim pasqyron natyren,aspak serioze , te qeverise greke.Pse nuk e heqin ligjin e luftes me Shqiperine ? Pse nuk shqetsohen per problemin cam.Qeveria dhe shteti yne duhet te jene me aktiv kunder nderhyrjeve ne punet tona te brendeshme.

    Përgjigju
  • Iris: 24/11/2023 01:33

    I ke bere llogarite pa hanxhine o Beu i Himares! Problemet i ke me Shqiperine dhe vetem ajo do te vendose per fatin tend.Edhe 10 Greqi te kesh ne krah,nuk vlejne ,para ligjit shqiptar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?