Aksident në aksin Lushnje-Fier, makina përfundon në kanal! Shpëton mrekullisht babai me tre fëmijët e mitur

23 Nëntor 2023, 14:06| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 14:22

  • Share

Një aksident ka ndodhur në aksin Lushnje-Fier në afërsi të Savrës. Dy mjete fuoristrada në tentativë parakalimi janë fërkuar me njëra tjetrën. Si rezultat i kësaj përplasje në manovër parakalimi fuoristrada me targa AA 765 TL ka përfunduar në kanalin në anë të autostradës, rreth tre metra i thellë dhe fatmirësisht nuk ka pasur prezencë uji. Në këtë mjet udhëtonte shtetasi F.M me tre fëmijët e tij të mitur nga 5 deri 8 vjeç që fatmirësisht kanë shpëtuar për mrekulli dhe vetëm drejtuesi i mjetit ka marrë lëndime të lehta në kokë.

Në mjetin tjetër me targa AB 554 HB udhëtonte drejtuesi një 30 vjeçar me bashkëshorten, nënën dhe motrën e vet. Asnjë nga këta nuk është lënduar pasi i ka ruajtur barriera anësore metalike dhe nuk kanë dalë nga rruga. Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit, ndërkohë që paraprakisht dyshohet për gabim njerëzor në momentin e parakalimit.

Fatmirësisht nga ky aksident nuk ka pasur të lënduar.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?