Foto ilustruese

Në kërkim prej një viti për prodhim dhe trafik droge, arrestohet 27 vjeçari në Korçë

24 Nëntor 2023, 13:51| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 13:55

  • Share

Një 27 vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës në kuadër të operacionit Sundimi i Ligjit, pasi ishte shpallur në kërkim prej një viti për aktivitet kriminal në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.

Mësohet se i arrestuari J.Xh në bashkëpunim me disa persona të tjerë, shpërndante lëndë narkotike në qytetin e Korçës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?