Shkopi bejsbollit dhe droga sintetike

Shiste drogë sintetike në lokalin e saj, arrestohet 57 vjeçarja në Korçë! I sekuestrohet dhe një shkop bejsbolli (EMRI)

23 Nëntor 2023, 14:26| Përditesimi: 23 Nëntor 2023, 14:28

  • Share

Një 57 vjeçare është arrestuar nga policia e Korçës në kuadër të vijimit të operacionit “Tempulli”. Mësohet se 57 vjeçarja e identifikuar si Eleni Bregu shiste drogë sintetike bonsai në lokalin e saj.

Gjatë kontrollit të kryer në banesën e të arrestuarës, u gjetën fidanë kanabisi të kultivuar në vazo, doza kanabisi dhe mjete që shërbejnë për përpunimin e lëndëve narkotike.

Ndërsa në lokalin e 57 vjeçares, në lagjen nr. 17, Korçë, u gjetën sasi cannabisi sintetik të llojit bonsai, të ndarë në doza dhe një shkop 'bejsbolli'.

 

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?