Porti i peshkimit, Durrës

Durrës, 42 vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në portin e peshkimit, ja çfarë dyshohet

24 Nëntor 2023, 09:07| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 09:08

  • Share

Trupi i pajetë i një 42 vjeçari nga Tirana është gjetur mëngjesin e sotëm tek porti i peshkimit në Durrës. Viktima është pikasur nga peshkatarët.

Sipas policisë, 42 vjeçari nuk ka shenja dhune dhe dyshohet të jetë mbytur aksidentalisht. Policia ka kontaktuar familjarët e tij të cilët kanë deklaruar se 42 vjeçari ishte i alkoolizuar.

“Më datë 23.11.2023, në një kalatë peshkimi në portin e Durrësit, është gjetur i pajetë dhe pa shenja dhune, trupi i shtetasit E. A., 42 vjeç, banues në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme dyshohet se 42-vjeçari, i cili vuante nga probleme të shëndetit mendor, është mbytur aksidentalisht në det”-njofton policia.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?