Ishte duke hetuar sulmin në studion televizive, vritet prokurori i Ekuadorit
Prokurori që po hetonte sulmin në një studio televizive në Ekuador, është vrarë. Prokurori César Suarez u qëllua për vdekje në qytetin Guayaquil. Akoma nuk është e qartë nëse vdekja e Suarez ka lidhje me hetimet që po kryente për sulmin në televizion. Mediat lokale raportojnë se Suarez u qëllua teksa po shkonte pranë zyrës së tij
18 Janar, 10:00