Foto nga pikturat e vjedhura të Picasso-s dhe Chagall

Me vlerë prej 900 mijë dollarësh, gjenden në Belgjikë pikturat e vjedhura të Picasso-s dhe Chagall

17 Janar, 11:49| Përditesimi: 17 Janar, 12:02

  • Share

Policia belge ka gjetur piktura të vjedhura të Picasso dhe Chagall në një bodrum në qytetin e Antwerp, të cilat kushtojnë 900 mijë dollarë.

Autoritetet atje bëjnë me dije se veprat e artit janë ende në gjendje të mirë. Pikturat, "Tête" e Picasso-s dhe "L'homme en prière" e Chagall-it, u vodhën nga një koleksionist arti në Tel Aviv, Izrael, në vitin 2010.

Në momentin e vjedhjes mësohet se autorët kanë marrë edhe bizhuteri me vlerë prej 680 mijë dollarësh, por janë gjetur vetëm pikturat.

Policia lokale kishte nisur një hetim kur një burim i informoi se një shtetas belg po i ofronte të dyja veprat e artit për shitje, raporton Reuters.

Prokurori vendas bëri me dije se i dyshuari kryesor është arrestuar.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?