Alexei Navalny

Navalny rrëfehet nga burgu: Rusia e Putinit një ditë do të shembet

17 Janar, 15:35
  • Share

Politikani opozitar rus, Alexei Navalny, ka thënë sot se shteti i presidentit Vladimir Putin një ditë do të shembet së bashku me elitën post-sovjetike.

Ai e quajti si 'të uritur për pushtet' sundimin e Putinit. Navalny, një ish-avokat i cili u bë i njohur më shumë se një dekadë më parë duke përbuzur elitën e Putinit dhe duke shprehur akuza për korrupsion të madh, aktualisht ndodhet në një burg rreth 60 km në veri të Rrethit Arktik, raporton Reuters.

“Poligamistët janë bërë konservatorë në vendin tonë. Anëtarët e CPSU (Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik) tani janë ortodoksë. Pronarët e ‘pasaportave të arta’ dhe llogarive offshore janë tani patriotë agresivë”, tha Navalny në një mesazh në rrjetet sociale, që u bë publike nga mbështetësit e tij.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?