Policia në skenën e fermës së dyshuar të kanabisit, Ergest Muçopata dhe Eduart Zhupa

U kapën në ‘shtëpinë e barit’ me vlerë deri në qindra mijëra paund, publikohen fotot e 2 shqiptarëve të arrestuar në Britani

16 Janar, 16:45| Përditesimi: 16 Janar, 16:59

  • Share

BRITANI E MADHE- Dy shqiptarë janë arrestuar nga policia britanike pasi u kapën në një “shtëpi bari” në një pronë industriale të Neyland. Policia ka publikuar fotot e shqiptarëve të identifikuar si Eduart Zhupa, 35 vjeç dhe Ergest Muçopata, 42 vjeç.

Gjatë operacionit për kapjen e shqiptarëve, u zbuluan 814 bimë kanabis, vlera e të cilave nëse do të shiteshin, do të ishte mes 88 mijë paund dhe 350 mijë paund.

Të pandehurit thanë në gjykatë se e kishin kryer veprën penale për të shlyer borxhin që kishin ndaj kontrabandistëve që si transportuan në Britani të Madhe. Ndërsa gjykatësi tha se do të nisin procedurat për dërgimin e tyre në Shqipëri, ashtu siç parashikon marrëveshja mes dy vendeve sa i takon të burgosurve shqiptarë.

Ora 16:48
U kapën gjatë bastisjes së shtëpisë së barit në Angli, pretendimet e dy shqiptarëve të burgosur: Kemi borxhe

1705420750_gggggg.JPG

Gentian Zhupa, 35 vjeç dhe Ergest Mucopata, 42 vjeç, të arrestuar gjatë gjatë bastisjes së një shtëpie bari në Britani të Madhe kanë pretenduar se kanë punuar në fermën e kanabisit "për të shlyer borxhet ndaj bandës që i kishte dërguar në Angli". Sipas medieve britanike, të pandehurit u burgosën me 12 muaj javën e kaluar.

B.V//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?