Gjykata Europiane: Dhuna në familje është arsye për azil! Gratë e ekspozuara ndaj dhunës përfitojnë mbrojtje shtesë

17 Janar, 14:58| Përditesimi: 17 Janar, 15:48

  • Share

Nëse gratë janë të ekspozuara ndaj dhunës në familje, ato mund të kërkojnë azil ose mbrojtje në një shtet tjetër, ishte vendimi më i fundit i Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian.

Sipas kësaj gjykate, grave mund t'u jepet statusi i azilit nëse në vendin e tyre të origjinës kërcënohen nga dhuna fizike ose psikologjike, duke përfshirë dhunën seksuale dhe në familje.

Vendimi u mor pas shqyrtimit të çështjes së një gruaje turke me origjinë kurde, e cila kërkoi azil në Bullgari duke arsyetuar se e kishte martuar familja me detyrim dhe se i shoqi e kishte kërcënuar dhe rrahur. Ajo kishte shprehur shqetësimin se nëse do të kthehej në Turqi, do t'i rrezikohej jeta, ndaj gjykata vlerësoi se ajo është e kërcënuar për tu vrarë për nder.

Gjykata europiane e bën të qartë se nëse gratë në fjalë nuk i plotësojnë kriteret e refugjatëve, atyre mund t'u jepet mbrojtje shtesë. Kjo vlen nëse gratë janë realisht në rrezik për t'u bërë viktima të dhunës apo edhe për t'u vrarë.

Gjykata theksoi se sidomos në rastin e kërcënimeve nga një anëtar i familjes apo bashkësisë së tyre për shkak të një shkeljeje të supozuar të normave kulturore, fetare ose tradicionale gratë mund të përfitojë të drejtën për mbrojtje shtesë.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?