U gjetën kokainë dhe para në dhomën e hotelit, arrestohen 4 të rinjtë shqiptarë në Itali! Njëri prej tyre u hodh nga dritarja për t’i shpëtuar policisë

17 Janar, 16:50| Përditesimi: 17 Janar, 16:52

  • Share

ITALI- Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane pasi u kapën në një hotel të Asizit ku iu gjetën kokainë, kanabis dhe mjete për përdorimin dhe paketimin e lëndëve narkotike. Gjatë kontrolleve në dhomën ku ndodheshin 2 shqiptarët 21 dhe 22 vjeç, u gjetën peshore me mbetje kokainë, qese të shumta celofani dhe mjete që shërbenin për paketimin e drogës si dhe 2700 euro të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa 2 shqiptarët e tjerë 19 dhe 24 vjeç të cilët ndodheshin në dhomën tjetër u përpoqën të arratiseshin, njëri prej tyre duke u hedhur nga dritarja e hotelit. Pas një ndjekje të shkurtër të dy u arrestuan për t’u proceduar më pas në gjendje të lirë. Ndaj njërit prej tyre rëndon akuza për sulm ndaj punonjësit të policisë gjatë arratisjes.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?