Itali/ Përleshje në burgun e Ternit, i burgosuri dhunon shokun e qelisë, gardianët tenton ti djegë me vaj të nxehtë

17 Janar, 15:24| Përditesimi: 17 Janar, 15:28

  • Share

Një natë e dhunshme është shënuar mbrëmë në burgun Sabbione të Ternit, në Itali. Një i burgosur dhe disa gardianë kanë mbetur të plagosur gjatë një sherri që ka shpërthyer mes të burgosurve dhe policisë. Gardianët kanë arritur të shuajnë sherrin.

Ngjarja është shënuar rreth orës 03:30 minuta kur janë përleshur dy të burgosur afrikano-veriorë të vendosur në qelitë e sigurisë së mesme të këtij burgu.

Njëri prej tyre ka marrë plagë të rënda pasi është goditur disa herë me këmbën e tavolinës.

Menjëherë kanë ndërhyrë gardianët dhe policët e paktë që ishin në turn për të shuar sherrin dhe larguar të burgosurin i cili ndodhej në tokë në gjëndje të rëndë.

Me të hyrë në qeli, oficerët u sulmuan nga i burgosuri agresor, duke pësuar lëndime. Ndërkohë i burgosuri ka tentuar ti vinte zjarrin qelisë dhe të hidhte vaj të nxehtë gardianëve që kishin hyrë në qeli për ta ndaluar, shkruan Ansa.

Kreu i Sindikata Autonome e Policisë Penitenciare në Umbria Fabrizio Bonino e lidh shtimin e dhunës nëpër burgje me prezencën e të burgosurve të huaj në burgjet italiane.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?