Samiti i Berlinit në Tiranë, Von der Leyen: Plan të dyfishojmë ekonominë tuaj brenda 10 vitesh! Rama: S'është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale

15 Tetor 2023, 18:01| Përditesimi: 16 Tetor 2023, 07:30

  • Share

TIRANË- Në vigjilje të samitit të Procesit të Berlinit në Tiranë, që do të zhvillohet për herë të parë në një vend jashtë kufijve të BE-së, kryeministri Edi Rama dhe presidentja e Komisionit Europian, Urslula von der Leyen, nënvizuan njëzëri objektivat për përshpejtimin e integrimit të Shqipërisë në BE.

Në fjalën e saj Von der Leyen ishte shpresëplotë së Shqipëria po ecën me sukses për tu bërë pjesë e BE-së e nënvizoi se do të ndërmerren një sërë reformash ekonomike të cilat brenda këtij 10-vjeçari do të dyfishojnë ekonominë e vendit tonë. 

Paketa e re e investimeve nga Bashkimi Evropian do të prezantohet në samitin e së hënës në Tiranë mes vendeve të unionit dhe Ballkanit Perëndimor. Korridore të reja për tregtinë e mallrave në tregun e BE, nxitje për hapjen e bizneseve të reja dhe investime në 7 fusha të caktuara, ishin pikat kyçe të “Planit të ri Të Rritjes”, por që për të përfituar prej tij, presidentja e Komisionit Evropian, Urslula von der Leyen tha se duhet të ndërmerren reforma. 

Megjithatë, sot dëshiroj të përqëndrohem dhe e kemi diskutuar këtë, në planin e ri të rritjes për Bashkimin Europian sepse këtu po ecim drejt një faze  të re veprimesh sepse ky Plan ka potencialin në rast se vihet në zbatim, ashtu siç duhet, që të dyfishojë madhësinë e ekonomisë tuaj brenda këtij 10-vjeçari që të inkurajojë rritjen, konvergjencën. Pra, parimi është që në disa fusha të caktuara, ju do të keni qasje në tregun e vetëm të BE, por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime, pra kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe natyrisht që kjo do të shoqërohet edhe nga investime financiare, por plus siç e thashë edhe nga reformat, të cilat janë të domosdoshme.'- tha Von der Leyen.

Për kryeministrin Edi Rama ky plan i ri investimesh është mundësi, por edhe sfidë.

‘Ajo ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të ri që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë që të ecin më shpejt drejt BE. Duhet të plotësojmë detyrat që të marrim fondet kjo është sfida.’- tha Rama.

Shqipëria ka përfituar 1.4 miliardë euro nga plani i parë i investimeve për rajonin i akorduar nga BE në vlerën 30 miliardë euro. Ndërkohë kryeministri nuk harroi të përsëriste falënderimin e tij për mbështetjen e dhënë nga KE për tërmetin, si dhe shprehu qëndrimin e prerë të Shqipërisë për të mbështetur BE-në, për të dënuar agresionin rus.

Gjatë konferencës për shtyp me interes ishin edhe zhvillimet që po ndodhin në rajon dhe në botë. Sa i takon tensioneve në veri të Kosovë, Von der Leyen bëri apel që palët të rikthehen në tryezën e dialogut për të normalizuar marrëdhëniet. Por për kryeministrin Rama, samiti i procesit të Berlinit, nuk ka synim diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit dhe se nesër s’është vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, megjithatë do të ketë hapësira për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon.

Ora 18:35
Konflikti Hamas-Izrael, Rama: Nuk është ky qëllimi i këtij samiti, kërthiza e Europës është në Bruksel

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon.

‘Samiti i Tiranës është në vazhdën e Procesit të Berlinit dhe është vizion i kancelares Angela Merkel e cila bëri bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor të mblidhen bashkë dhe të ulen në një tryezë për të filluar një bashkëpunim për të ardhmen dhe ku bashkëpunim është i përcaktuar brenda kornizës së 4 lirive të BE-së që i japin vendeve mundësinë që të japin më shumë. Të gjitha përpjekjet kanë shkuar e shkojnë në këtë drejtim. BE ka marrë një rol nën udhëheqjen e komisionit për të sjellë një kontribut konkret që është shumë i rëndësishëm. Kjo është risia më e madhe që i jep mundësi vendeve nga njëra anë që të aksesojë një fond ekstra te BE-së dhe të ketë hapësira të reja në tregun e përbashkët të BE-së. Kemi përcaktuar edhe një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon, por asgjë më shumë, sepse nuk është ky synimi. Vërtetë Tirana është kryeqyteti evropian i Ballkanit por nuk është kërthiza e Europës. Kërthiza e Europës është në Bruksel ku atje diskutohen këto tema.'- tha Rama

Ora 18:34
Sulmi në Banjskë, Von Der Leyen: Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë, dialogu rruga e duhur për të ardhmen

 

E pyetur për situatën e tensionuar mes Kosovës dhe Serbisë pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen foli në lidhje me Marrëveshjen e Ohrit e cila ishte bazuar në planin franko – gjerman. Apeli i saj ishtë që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezën e dialogut për të normalizuar marrëdhënien,

“Marrëveshja e Ohrit, është baza për pajtimin nëpërmjet dialogut të BE. Është e rëndësishme që Kosova dhe Serbia të kthehen në tryezë për të normalizuar marrëdhënien mes tyre dhe kjo është e vetmja mënyrë nëpërmjet dialogut. Kjo është rruga e duhur për të ardhmen. Kosova dhe Serbia do të jenë pjesë e BE. Pra pajtimi angazhimi, bashkëpunimi tërësisht të domosdoshme dhe vendi për ta bërë këtë është dialogu” tha Von Der  Leyen.

Ora 18:25
Von der Leyen: Të martën mblidhet Këshilli i Europian dhe do të dënojë sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit! Kemi trefishuar ndihmën për civilët në Rripin e Gazës

 

Nga Tirana presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se të martën do të mblidhet Këshilli Europian dhe do të dënoje sulmin terrorist të Hamasit.

Von der Leyen u shpreh se sipas saj, “Izraeli ka të drejtën që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ndërsa theksoi se duhet ofruar ndihmë humanitare për civilët në Gazë dhe viktimat e Hamasit.

Pyetja e gazetares se Report Tv Danjela Maloku: Samiti i ditës së nesërme vjen në një situatë të tensionuar, qoftë për rajonin, por edhe për botën, por a do të ketë një qëndrim pas samtit për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrare efektivi Afrim Bunjaku dhe a do të ketë një qëndrim të përbashkët, lidhur edhe me atë se çfarë po ndodh në Rripin e Gazën ku rrezikohet një krizë humanitare?

‘Me çfarë kam kuptuar nuk është parashikuar një deklaratë në samitin e Berlinit do të kemi një samit të Këshillit Europian një ditë më pas që do të kemi dhe një deklaratë. Është bërë publike, dënon fort sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelin dhe që Izraeli ka të drejtën që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Duhet ofruar ndihmë humanitare për civilët në Gazë dhe viktimat e Hamasit. Prandaj kemi trefishuar ndihmë në Rripin e Gazës në 75 mln euro. Kjo është korniza në ditën e martë që është bërë publike.’- tha Von der Leyen.

Ora 18:24
Tensionet Kosovë-Serbi, Rama: Samiti i Procesit të Berlinit s’është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale! Ka hapësirë për diskutime

Kryeministri Edi Rama në konferencën e përbashkët me Presidenten e Këshillit të Europës deklaroi se në Samitin e Procesit të Berlinit që do ta mbahet nesër, nuk do të ketë një qëndrim për çështjen e Kosovës dhe Serbisë. Megjithatë ai shtoi se ka hapësirë për takime.

"Procesi i Berlinit, si dhe samitet nuk janë vendi për zgjidhjen e çështjeve bilaterale, por në programin e samitit që është përgatitur prej shumë kohësh në harmoni me kancelarinë gjermane dreka e punës e liderëve do t’i kushtohet edhe marrëdhënieve fqinjësore në rajon. Hapësira për një diskutim të hapur mes të pranishmëve është programuar por nuk është një samit që merr përsipër të gjejë zgjidhje për probleme që siç e tha presidentja në lidhje me çështjen konkrete janë probleme që trajtohen dhe duhet të zgjidhen nën ombrellën e BE".

Ora 18:16
Rama në konferencën me Von Der Leyen: Shqipëria e linjëzuar me BE për Ukrainën

Gjatë konferencës me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, kryeministri Edi Rama tha se Shqipëria është e linjëzuar me BE në raport me Ukrainën.

"Dua ta mbyll me faktin që si gjithmonë që nga dita e parë e agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës ne kemi folur dhe për këtë. Shqipëria ka një masë modeste ka një rol modest por ne brenda përmasës tonë dhe në rolin tonë kemi qenë jemi dhe do të mbetemi të linjëzuar me BE në raport me Ukrainën, në një fron i cili nuk është një front thjesht për të mbështetur Ukrainën por për të mbajtur flamurin e vlerave dhe të parimeve të panegociueshme.”

 

Ora 18:11
Von der Leyen: Po ecim drejt një faze të re veprimesh, plan që të dyfishojmë ekonominë tuaj brenda 10 vitesh! Reformat janë të domosdoshme

 

Presidentja e Komisionit të Europës, Ursula von der Leyen, në një konferencë së bashku me kryeministrin Edi Rama në fjalën e saj tha se në këtë samit duhet të përqendrohemi te një plan i ri për rritjen e BE-së.

“Shqipëria po ecën me sukses për tu bërë pjesë e BE-së” vlerësoi  presidentja e Presidentja e Komisionit të Europës, Ursula von der Leye. Duke dhënë një notë pozitive përcolli tre mesazhe

‘Duam që ju të bëheni pjesë e jona që të plotësojmë BE. Shqipëria ka arritur vërtet shumë. Objektivi ynë i përbashkët është të çelim negociatat për atë që ne e quajmë grup kapitujt e pjesëve themelore sa më shpejt të jetë e mundur deri në fund të vitit’

Mesazhi i dytë: Ndërkohë që vijojmë të ecin drejt anëtarësimit po ndërtojmë të ardhmen tonë të përbashkët dhe ne duhet të nisim menjëherë. Që tani të krijojmë mundësi të reja tregtie mes nesh. Kemi nisur me plani e investimeve 30 miliardë euro’

Janë mobilizuar 1.4 mld euro me projekte shumë të rëndësishme si hidrocentrali Fierzës, por edhe me hekurudhën me Malin e Zi. Sot dua të përqendrohem te plani i ri për rritjen e BE-së.

Dua të përqëndrohem tek plani i ri i rritjes i BE-së, sepse këtu po ecim drejt një faze të re veprimesh, pasi ky plan ka potencialin nëse vihet në zbatim siç duhet ka mundësinë të dyfishojë madhësinë e ekonominë tuaj brenda këtij 10 vjeçari. Parimi është që në disa fusha të caktuara ju do të keni qasje në tregun e vetëm të BE-së por për këtë janë të nevojshme reformat dhe reformat do të shoqërohen me investime. Kështu hapet dera për tregun tonë, për tregun e përbashkët rajonal të Ballkanit Perëndimor. Natyrisht kjo do të shoqërohet me investime financiare por nartyrisht reformat do të jenë të domosdoshme.

Mesazhi ynë i tretë është që investimet tona do të kenë të njëjtën vlerë si punët tuaja. Unë mendoj se kjo po vjen në momentin e duhur që Shqipëria dhe BE-ja të jenë më pranë njëra tjetrës. Ju jeni në përputhje të plotë me përgjigjen e BE-së sa i përket luftës së Rusisë ndaj Ukrainës. Edi ju falënderoj juve dhe qëndrimin tuaj të qartë për sulmin terrosit të Hamasit. Kënaqësi që jam në Shqipëri.’- tha Von der Leyen.

Ora 18:10
Rama pas takimit me Von der Leyen: Më informoi për procesin screening për integrimin, më tha fjalë të mira

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se në fokus të diskutimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Siç Rama theksoi Von der Leyen e ka informuar për procesin screening për të gjithë grupkapitujt themelorë të negociatave, për të cilat ka pasur fjalë të mira.

“Presidentja na informoi për ecurinë e procesit të screning në kuadër të integrimit, po e them me këtë term se ende nuk jam informuar si është kjo fjalë në shqip. Është diagniozë e thelluar e të gjithë situatës në të gjithë sektorët e vendit. Më vjen mirë që nga presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces dhe për çfarë Shqipëria ka bërë. Megjithatë presidentja nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira, çka e bën të rëndësishme fjalën e mirë. Kemi folur për situatën në rajon për ecurinë e përbashkët të të gjithë rajonit”, tha Rama.

Ora 18:10
Rama: Presidentja e KE do paraqesë në samitin e Procesit të Berlinit planin e ri që ndihmon Ballkanin Perëndimor drejt BE

 

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të paraqesë nesër në samitin e Procesit të Berlinit një plan të ri që e ndihmon Ballkanin Perëndihmor në rrugën drejt integrimit në BE.

“Kemi folur dhe për atë që sipas meje është risia më e rëndësishme e një samiti të procesit të Berlinit. Ajo ka ardhur në Tiranë për të paraqitur një plan të ri që do ta ndihmojë shumë Ballkanin Perëndimor dhe vendin tonë që të ecin më shpejt drejt BE. Për këtë presidentja do të flasë nesër në samit, prandaj nuk e di se sa do të zbulojë sot në këtë konferencë."

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mergimtari: 16/10/2023 08:03

    Pse Znj.Presidente e Europes nuk ka te njejtin qendrim midis sulmit te Hamasit me sulmin e Serbeve?Duhet thene kesaj Zonje se krimet e Izraelit jane po aq te poshtra sa ato te Hamasit dhe te Serbise.Vasaliteti nuk ka brire.

    Përgjigju
  • Arbërori: 15/10/2023 21:51

    Kryekrimineli i ballkanit…!!!

    Përgjigju
  • Ndergjegja: 15/10/2023 19:24

    E pritshme nga shqiptaret kendej e andej kufirit qendrimi i kryerilindasit Tiranes. Ashtu si ne kuvendin e para tre ditesh edhe neser ti edvin do jesh nje paraprites i presionit dhe nje avokat mbrojtes ndaj vllait tend serb vuçiçkakes. Keshtu kini rënë dakort edhe makronin e Plakes Franceze-avantposti i serbosllaveve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?