Konflikti Hamas-Izrael, Rama: Nuk është ky qëllimi i këtij samiti, kërthiza e Europës është në Bruksel

15 Tetor 2023, 18:35| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 19:33

  • Share

Në vigjilje të Samitit të Procesit të Berlinit që do të mbahet në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se në këtë samit nuk është synimi për diskutimin e luftës mes Izraelit dhe Hamasit si dhe për sulmin në veri të Kosovës, por do të ketë një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon.

‘Samiti i Tiranës është në vazhdën e Procesit të Berlinit dhe është vizion i kancelares Angela Merkel e cila bëri bashkë liderët e Ballkanit Perëndimor të mblidhen bashkë dhe të ulen në një tryezë për të filluar një bashkëpunim për të ardhmen dhe ku bashkëpunim është i përcaktuar brenda kornizës së 4 lirive të BE-së që i japin vendeve mundësinë që të japin më shumë. Të gjitha përpjekjet kanë shkuar e shkojnë në këtë drejtim. BE ka marrë një rol nën udhëheqjen e komisionit për të sjellë një kontribut konkret që është shumë i rëndësishëm. Kjo është risia më e madhe që i jep mundësi vendeve nga njëra anë që të aksesojë një fond ekstra te BE-së dhe të ketë hapësira të reja në tregun e përbashkët të BE-së. Kemi përcaktuar edhe një hapësirë për të diskutuar çështjet e fqinjësinë në rajon, por asgjë më shumë, sepse nuk është ky synimi. Vërtetë Tirana është kryeqyteti evropian i Ballkanit por nuk është kërthiza e Europës. Kërthiza e Europës është në Bruksel ku atje diskutohen këto tema.'- tha Rama


Lajmi kryesor:

Samiti i Berlinit në Tiranë, Von der Leyen: Plan të dyfishojmë ekonominë tuaj brenda 10 vitesh! Rama: S'është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?