Von der Leyen: Të martën mblidhet Këshilli i Europian dhe do të dënojë sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelit! Kemi trefishuar ndihmën për civilët në Rripin e Gazës

15 Tetor 2023, 18:25| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 19:21

  • Share

 

Nga Tirana presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tha se të martën do të mblidhet Këshilli Europian dhe do të dënoje sulmin terrorist të Hamasit.

Von der Leyen u shpreh se sipas saj, “Izraeli ka të drejtën që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, ndërsa theksoi se duhet ofruar ndihmë humanitare për civilët në Gazë dhe viktimat e Hamasit.

Pyetja e gazetares se Report Tv Danjela Maloku: Samiti i ditës së nesërme vjen në një situatë të tensionuar, qoftë për rajonin, por edhe për botën, por a do të ketë një qëndrim pas samtit për sulmin në veri të Kosovës më 24 shtator ku mbeti i vrare efektivi Afrim Bunjaku dhe a do të ketë një qëndrim të përbashkët, lidhur edhe me atë se çfarë po ndodh në Rripin e Gazën ku rrezikohet një krizë humanitare?

‘Me çfarë kam kuptuar nuk është parashikuar një deklaratë në samitin e Berlinit do të kemi një samit të Këshillit Europian një ditë më pas që do të kemi dhe një deklaratë. Është bërë publike, dënon fort sulmin terrorist të Hamasit ndaj Izraelin dhe që Izraeli ka të drejtën që të mbrohet në përputhje me të drejtën ndërkombëtare. Duhet ofruar ndihmë humanitare për civilët në Gazë dhe viktimat e Hamasit. Prandaj kemi trefishuar ndihmë në Rripin e Gazës në 75 mln euro. Kjo është korniza në ditën e martë që është bërë publike.’- tha Von der Leyen.


Lajmi kryesor:

Samiti i Berlinit në Tiranë, Von der Leyen: Plan të dyfishojmë ekonominë tuaj brenda 10 vitesh! Rama: S'është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?