Rama pas takimit me Von der Leyen: Më informoi për procesin screening për integrimin, më tha fjalë të mira

15 Tetor 2023, 18:10| Përditesimi: 15 Tetor 2023, 18:33

  • Share

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp pas takimit me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen, ka deklaruar se në fokus të diskutimeve ka qenë integrimi i Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian. Siç Rama theksoi Von der Leyen e ka informuar për procesin screening për të gjithë grupkapitujt themelorë të negociatave, për të cilat ka pasur fjalë të mira.

“Presidentja na informoi për ecurinë e procesit të screning në kuadër të integrimit, po e them me këtë term se ende nuk jam informuar si është kjo fjalë në shqip. Është diagniozë e thelluar e të gjithë situatës në të gjithë sektorët e vendit. Më vjen mirë që nga presidentja dëgjuam fjalë të mira për këtë proces dhe për çfarë Shqipëria ka bërë. Megjithatë presidentja nuk është personi që thotë vetëm fjalë të mira, çka e bën të rëndësishme fjalën e mirë. Kemi folur për situatën në rajon për ecurinë e përbashkët të të gjithë rajonit”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Samiti i Berlinit në Tiranë, Von der Leyen: Plan të dyfishojmë ekonominë tuaj brenda 10 vitesh! Rama: S'është vendi për zgjidhje konfliktesh bilaterale


B.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?