Lufta/ Mbi 4 mijë viktima në Gaza! Pas samitit të paqes Meloni në Tel Aviv, takim zyrtar me Netanyahun! Trupat izraelite përgatiten për betejë përgjatë kufirit libanez

21 Tetor 2023, 07:47| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 19:54

  • Share

Pikëkalimi kufitar mes Egjiptit dhe Gazës është hapur sot  duke mundësuar dërgimin e ndihmave tepër të nevojshme humanitare për palestinezët, të cilët kanë mbetur pothuajse pa ushqim, ilaçe dhe ujë në territorin e tyre të rrethuar nga Izraeli. Numri i vdekjeve në Gaza rritet në 4,385.

Pikëkalimi kufitar, Rafah u hap pas një marrëveshje të ndërmjetësuar nga presidenti amerikan Joe Biden por u mbyll menjëherë pasi kaluan kamionët e parë të ndihmës.

E ndërsa në Rripin e Gazës, ilaçet dhe ushqimet janë të pakta, Izraeli ka lejuar vetëm 20 kamionë me ndihma humanitare dhe kamionë të tjerë kanë mbetur në kufi. Kamionët kanë transportuar ushqime, ujë dhe ilaçe, por jo karburant.

Më shumë se 200 kamionë të mbushur me rreth 3.000 tonë ndihma humanitare janë vendosur që disa ditë pranë pikëkalimit kufitar, në pritje për t’u futur në Gazë raporton Associated Press.

Ndërkohë Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të largohen menjëherë nga Egjipti dhe Jordania, pasi tensionet rajonale janë rritur jashtëzakonisht shumë si pasojë e luftës në Gazë.

Nga ana tjetër ministria e Shëndetësisë në Palestinë raporton për 4835 të vdekur në Gaza ndërsa Izraeli thotë se numri i pengjeve tani është 210.

Liderët botërore janë mbledhur në samitin ndërkombëtar të paqes në Egjipt, iniciativë e presidentit egjiptian, Abdel Fattah al Sisi në dritën e konfliktit në Lindjen e Mesme. Samiti organizohet në dy sesione.

Ndërkohë, Hamasi ka liruar dy pengje amerikane, një grua dhe vajza e saj, të marra peng prej dy javësh në Gaza. Të dyja, Judith Tai Raanan dhe vajza e saj, Natalie Raanan kanë zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden. 

"Do të kenë të gjithë mbështetjen e qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të dalë nga kjo sprovë e tmerrshme”, u tha Biden.

Amerikanet nga Çikago po vizitonin Izraelin më 7 tetor kur dhe ndodhi sulmi i Hamasit. Katari konfirmoi rolin e tij në lirimin dhe tha se do të vazhdojë të ndërmjetësojë me qëllimin për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve.

Ndërkohë, OKB-ja i bëri thirrje qytetarëve në Gaza që të largohen nga shkollat ku po strehohen pasi kanë marrë alarme nga Izraeli për sulme.

“Kemi marrë një alarm nga Izraeli, largohuni menjëherë nga shkollat”.

Kur kanë kaluar dy javë që kur grupi palestinez Hamas filloi një sulm të paprecedentë ndaj Izraelit, duke vrarë më shumë se 1400 njerëz dhe duke marrë peng rreth 200 të tjerë. Izraeli u përgjigj me sulme ajrore. Zyrtarët palestinezë thonë se më shumë se 4,000 njerëz janë vrarë në Gaza që nga 7 tetori.

Në fund të Samitit të Paqes në Kajro, kryeministrja Giorgia Meloni do të udhëtojë në Tel Aviv ku do të takohet me kryeministrin Benjamin Netanyahu dhe presidentin izraelit Isaac Herzog.

Përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin, një numër i madh trupash po përgatiten për një front të ri verior të mundshëm në këtë luftë nëse ka një sulm të madh nga veriu. Izraeli po bën gjithçka që mundet për të forcuar dhe forcuar këtë kufi, duke zhvendosur ushtarë dhe duke evakuuar civilët nga qytetet dhe fshatrat e vendasve.

Lajm ne përditësim...

1697873947_1697845211fcf76378c22347f0a0bc557d17cfcff2.jpg

Ora 19:53
Sekretari i Jashtëm britanik i bën thirrje liderëve botërorë për parandalimin e konfliktit rajonal: Kjo është një situatë përçarëse dhe polarizuese

1697910793_james.jpg

Sekretari i Jashtëm britanik, James Cleverly, gjatë fjalimit të tij në samitin e paqes në Kajro, u bëri thirrje liderëve botërorë që të bashkohen për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të konfliktit Izrael-Hamas. Cleverly e përshkroi situatën si përçarëse dhe polarizuese. 

"Bota ka një detyrë të punojë së bashku për të parandaluar paqëndrueshmërinë që të përfshijë rajonin dhe të marrë akoma më shumë jetë", tha Cleverly.

 

Cleverly u bëri thirrje liderëve botërorë të punojnë së bashku për të parandaluar që situata tragjike në Gaza të kthehet në një konflikt rajonal, sepse kjo është pikërisht ajo që Hamasi dëshiron.

Sekretari i Jashtëm kërkoi gjithashtu përmbajtje nga qeveria izraelite në një përpjekje për të ruajtur jetën e civilëve, raporton NewsSky

“Kam folur drejtpërdrejt me qeverinë izraelite për detyrën e tyre për të respektuar ligjin ndërkombëtar dhe rëndësinë e ruajtjes së jetëve të civilëve në Gaza. Pavarësisht rrethanave tepër të vështira, unë kam bërë thirrje për disiplinë, profesionalizëm dhe përmbajtje nga ushtria izraelite”, tha Cleverly 

Ora 18:09
Samiti i Paqes në Kajro, Fidan: Turqia nuk do të lejojë që vuajtjet e palestinezëve të vazhdojnë

1697904587_hala.jpg

Ministri i jashtëm turk, Hakan Fidan, në fjalimin e tij të mbajtur në Samitin e Paqes e cila po mbahet në Kajro, Egjipt, tha se Turqia nuk do të lejojë që vuajtjet e palestinezëve të vazhdojnë.

“Turqia nuk do të lejojë kurrë që vuajtjet e palestinezëve të vazhdojnë”, tha Fidan.

Ai tha se nëse sulmet izraelite vazhdojnë, këto sulme do të kërcënojnë stabilitetin dhe paqen globale, me përshkallëzim gjeografik. Fidan u shpreh se konflikti Izrael-Palestinë kërkon një mekanizëm të ri garancie dhe është e nevojshme të garantohen hapat e ndërmarrë nga palët për një paqe të drejtë.

Samiti, me pjesëmarrjen ndërkombëtare arabe dhe të OKB-së, diskuton situatën në zhvillim në Gaza, të ardhmen e çështjes palestineze dhe procesin e paqes. Turqia përfaqësohet nga ministri i Jashtëm Hakan Fidan.

Ora 17:41
Blinken: Faleminderit Egjiptit dhe Izraelit për lehtësimin e kalimit të ndihmave humanitare! U bëjmë thirrje të gjithëve që ta lënë pikën kufitare Rafah të hapur

1697902895_blin.jpg

Sekretari Amerikan, Antony Blinken, së fundmi ka folur për kalimin e ndihmave humanitare midis Egjiptit dhe Izraelit. Pika kufitare Rafah u hap këtë mëngjes për të lënë 20 kamionë me ndihma humanitare të kalojnë dhe më pas u mbyll menjëherë.

“Ne u bëjmë thirrje të gjithëve që ta lënë Rafah të hapur”, tha Blinken.

Ai gjithashtu falenderoi Egjiptin, Izraelin dhe Kombet e Bashkuara për lehtësimin e kalimit të ndihmave humanitare në Gaza.

“Ndihmat kaluan në kufirin Rafah në Gaza këtë mëngjes si pjesë e një krize humanitare që rritet çdo ditë. Falenderojmë partnerët tanë në Egjipt dhe Izrael dhe Kombet e Bashkuara për lehtësimin e kalimit të sigurt të kësaj ndihme jetëshpëtuese”, tha Blinken.

Ora 17:31
Sulmi në Izrael/ Mitsotakis në Egjipt: Të rinisë procesi i paqes! Zgjidhjet politike të qëndrueshme, s’mund të zëvendësohen me ndërhyrje ushtarake

1697902243_sh.jpg

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në Samitin e Paqes të mbajtur në Kajro ku në fokus ishin zhvillimet e lindjes së Mesme dhe rreziku që mund t’i kanoset rajonit, tha se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike. Ai dënoi terrorizmin dhe humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm nga sulmet në Gaza dhe Izrael. 

Mesazhi kryesor që duhet të dërgojmë sot është se ne të gjithë e dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij dhe dënojmë humbjen e jetëve dhe dëmin që u është shkaktuar civilëve të pafajshëm nga dhuna në Izrael dhe në Gaza që nga 7 tetori. Ka viktima të pafajshme nga të dyja palët. Ka civilë të mbajtur peng dhe nuk mund të diskutohet për paqe derisa ata të jenë të lirë”, tha Mitsotakis.

Në të njëjtën kohë, kryeministri grek mbështeti të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten por të jetë në përputhje me të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare.

“Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, por në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu dua të jem i qartë se dënimi kolektiv është i ndaluar nga ligjet e luftës. Dhe këto ligje janë krijuar për të siguruar që kur duhet të zhvillohet lufta, ka kufij se çfarë dëmi mund t'u bëhet qenieve të tjera njerëzore", tha Mitsotakis.

Mitsotakis tha gjithashtu se duhet një zgjidhje mes dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez dhe tha se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike

“E ardhmja e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm mund të arrihet vetëm me një rifillim të procesit të paqes mbi bazën e një zgjidhjeje me dy shtete. Dhe një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë ne është se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike", tha Mitsotakis.

Ora 17:22
SHBA dhe Izraeli në diskutim e sipër për të ardhmen në Gaza pas Hamasit

1697901754_shba.jpg

Zyrtarë të nivelit të lartë të administratës izraelite dhe amerikane kanë filluar të diskutojnë për të ardhmen e Rripit të Gazës pasi qeveria e Hamasit të rrëzohet dhe po shqyrtojnë, ndër të tjera, krijimin e një qeverie të përkohshme të mbështetur nga Kombet e Bashkuara dhe me përfshirjen e qeverive arabe.

Burimet që kishin informacione më të detajuara për këtë gjë, u kanë dhënë detajet e tyre agjencisë së lajmeve Bloomberg. Sipas Bloomberg, reflektimi është ende në një fazë të hershme dhe varet nga zhvillimet e ardhshme, jo më pak nga suksesi i sulmit tokësor izraelit i cili ende nuk ka filluar.

Ora 17:02
Izraeli kërkon evakuimin e 20 spitaleve në veri të Gazës

1697900537_is.jpg

Një zyrtar izraelit i sigurisë deklaron se Izraeli kërkoi evakuimin e 20 spitaleve në Rripin verior të Gazës, gjashtë prej të cilave tashmë janë evakuuar.

"Katër spitale refuzuan urdhrat e evakuimit, ndërsa pjesa tjetër janë në proces evakuimi", tha zyrtari i paidentifikuar për Korporatën e Transmetimeve Izraelite.

Zyrtari pohoi se rreth 30,000 palestinezë erdhën në strehimoret përreth Spitalit Shifa për të vepruar si mburoja njerëzore. OKB-ja dhe institucionet ndërkombëtare thanë, gjatë ditëve të fundit, se ka një krizë humanitare në Rripin e Gazës si rezultat i bombardimeve dhe rrethimit izraelit të vendosur në Gaza, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Megjithatë, zyrtari izraelit tha:

"Nuk ka krizë humanitare në Gaza. Deri më tani, 700,000 qytetarë janë evakuuar nga Rripi verior i Gazës në Luginën jugore të Gazës", tha ai.

Izraeli u kishte kërkuar rreth 1.1 milionë palestinezëve në Rripin verior të Gazës që të evakuonin shtëpitë e tyre dhe të shkonin në jug. 

Ora 16:59
Izraeli: Mbi 550 raketa u lëshuan në Gaza nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik

1697900334_77.jpg

Zëdhënësi i forcave të armatosura izraelite, Daniel Hagari, njoftoi ditën e sotme se më shumë se 550 raketa janë lëshuar nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez. Ai ka shtuar se të gjitha raketat e hedhura kanë vrarë civilë të pafajshëm në Gaza.

"Më shumë se 550 raketa të lëshuara nga Hamasi dhe Xhihadi Islamik Palestinez kanë vrarë civilë të pafajshëm në Gaza. Ata po vrasin civilët e tyre",tha Hagari.

Të martën e kaluar, një shpërthim tronditi spitalin Al-Ahli në Gaza, ku Hamasi akuzoi izraelitët se e kishin goditur atë, por sipas forcave të armatosura të shtetit hebre ajo ishte një raketë e lëshuar nga Xhihadi Islamik.

Ora 16:27
Gaza përballet me një tjetër kërcënim të madh, kolera dhe infeksionet

1697898766_kol.jpg

Katër fëmijët e Waseem Mushtahas nuk kanë shkuar në shkollë për gati dy javë. Në vend që të mësojnë matematikë apo gjeografi, ata po mësohen si të racionojnë ujin.

“Çdo ditë mbush një shishe ujë për secilin dhe u them: Mundohuni ta menaxhoni këtë”, tha ai duke folur nga qyteti jugor i Gazës, Khan Younis.

Pasi Izraeli lëshoi një urdhër evakuimi për 1.1 milion palestinezë në pjesën veriore të Gazës, Mushtaha dërgoi gruan dhe fëmijët e tij nga mosha 8-15 vjeç në shtëpinë e tezes së tij në Khan Younis, ku banorët hapën dyert e tyre për familjen dhe miqtë e tyre në mes të bombardimeve ajrore të Izraelit . Si një punonjës I Ujësjellës Kanalizimeve, Mushtaha sheh shenjat e një katastrofe të afërt të shëndetit publik përreth tij.

"Njerëzit flenë në rrugë, në dyqane, në xhami, në makinat e tyre ose në rrugë", tha ai.

Produktet higjienike janë zhdukur, uji nga shitës privatë kushton dyfish që nga 7 tetori. Oxfam dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara kanë paralajmëruar se mungesa e ujit do të sjellë kolerën dhe sëmundje të tjera vdekjeprurëse infektive. Izraeli ndërpreu tubacionin e tij të ujit për në Gaza, së bashku me furnizimin me karburant dhe energji elektrike që furnizojnë impiantet e ujit dhe kanalizimeve, pasi shpalli një bllokadë totale të enklavës palestineze pas sulmit të Hamasit.

Sipas Oxfam, ujërat e zeza të patrajtuara tani po lëshohen në det ndërsa mbetjet e ngurta po përfundojnë gjithashtu në disa rrugë së bashku me trupat që presin të varrosen. OKB-ja thotë se aktualisht në Gaza ka vetëm tre litra ujë në ditë për person për të mbuluar të gjitha nevojat e tyre, duke përfshirë pirjen, larjen, gatimin dhe larjen e tualetit. Ne gatuajmë ushqime që u nevojitet pak ujë.

Ne lahemi për namaz vetëm një ose dy herë. Ne kemi një fqinj që ka një pus, por ai nuk ka energji elektrike për të vendosur në punë pompën e ujit. Ata kanë një gjenerator, por nuk kanë karburant. Ka familje me fëmijë dhe foshnja të porsalindura që jetojnë pa çati mbi kokë. Ata thjeshtë ulen në cepat e rrugës pa mbrojtje, ujë, ushqim etj. Frika po rritet për shkak se dehidratimi dhe sëmundjet e shkaktuara nga uji do të çojnë në një katastrofë humanitare mes sulmeve ajrore izraelite që kanë vrarë 4,137 palestinezë. Katër nga 34 spitale nuk janë më funksionale, sipas agjencisë shëndetësore të OKB-së, pasi janë të mbushur me pacientë të lënduar dhe familje që kanë nevojë për strehim.

Ora 15:55
Samiti në Egjipt/ Meloni: Hamasi duhet dënuar, zgjidhja e krizës përfshin krijimin e dy shteteve me popujt e tyre përkatës

1697896503_melo.jpg

Në samitin e paqes, Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, është shprehur se Hamasi duhet dënuar. Meloni tha gjithashtu se "objektivi i Hamasit" ishte të detyronte Izraelin të një reagim kundër Gazës që do të krijonte një hendek të pakalueshëm midis vendeve arabe, Izraelit dhe Perëndimit, duke kompromentuar paqen për të gjithë qytetarët e përfshirë, përfshirë ata që thonë se duan të mbrojnë".

“Brutaliteti i Hamasit duhet dënuar pa paqartësi. Ajo që ndodh në Gaza nuk duhet të bëhet një konflikt më i gjerë. Zgjidhja strukturore e krizës përfshin krijimin e dy shteteve, me popujt e tyre përkatës. Përshtypja që kam, nga mënyra në të cilën ndodhi sulmi, është se objektivi i Hamasit ishte të detyronte Izraelin të një reagim kundër Gazës që do të krijonte një hendek të pakalueshëm midis vendeve arabe, Izraelit dhe Perëndimit, duke kompromentuar paqen për të gjithë qytetarët e përfshirë, përfshirë ata që thonë se duan të mbrojnë", tha Meloni.

Ora 15:48
Pas samitit të paqes, Meloni do udhëtojë në Tel Aviv, takime zyrtare me Netanyahun dhe Herzogun

1697896117_meloni.jpg

Në fund të Samitit të Paqes në Kajro, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, do të udhëtojë në Tel Aviv. Kryeministrja italiane do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidentin izraelitm Isaac Herzog.

Ora 15:40
Hamasi: Izraeli injoron të gjitha konventat ndërkombëtare

1697823199_hamqa.jpg

Në një deklaratë të fundit nga Hamasi të publikuar nga agjencia e lajmeve Al Jazeera, thuhet se Izraeli po injoron të gjitha vlerat dhe konventat ndërko,bëtare.

"Izraeli injoron të gjitha vlerat dhe konventat ndërkombëtare", thuhet në deklaratën e Hamasit.

Sipas Hamasit, "bombardimi i vazhdueshëm i Rripit të Gazës në lidhje me samitin e Kajros është një mesazh që Izraeli injoron të gjitha vlerat dhe konventat ndërkombëtare". Kjo kërkon një qëndrim "të vendosur" nga komuniteti ndërkombëtar.

Ora 15:29
Mijëra protestues marshojnë pro Palestinës në rrugët e Londrës

1697895121_Screenshot20231021164336.jpg

Mijëra protestues pro-palestinezë marshuan sot në Londër dhe qytete të tjera të Britanisë për t'i bërë thirrje Izraelit të ndalojë bombardimet në Rripin e Gazës. 

Edhe pse moti ishte me shi protestuesit u mblodhën në Marble Arch, pranë Hyde Park të Londrës, përpara se të marshonin drejt lagjes së qeverisë, Whitehall. Duke valëvitur flamujt palestinezë, pjesëmarrësit bënë thirrje për t'i dhënë fund rrethimit dhe sulmeve ajrore të Izraelit. 

Policia tha se në disa raste protestuesit përdornin "gjuhën e urrejtjes", por "shumica e aktiviteteve të protestës ishin të ligjshme dhe u zhvilluan pa incidente".

Ora 15:17
Lufta në Rripin e Gazës, shkon në 4,385 numri i viktimave në Palestinë

1697820749_don.jpg
Ministri palestinez i Shëndetësisë raporton se numri i të vdekurve në Gaza ka shkuar në 4385, ndërsa të lënduar janë 13651 persona.

Ora 14:42
Izraeli nuk e lejon! Ministria e Shëndetësisë: Gaza ka nevojë për karburant për spitalet

1697889196_gaze.jpg

Ministria Palestineze e Shëndetësisë në Gaza i ka bërë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Egjiptit që të mundësojnë sjelljen e karburantit nëpër spitale.

"Ne i bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar dhe Egjiptit që të punojnë menjëherë për të sjellë karburant dhe nevoja urgjente mjekësore përpara se të humbin më shumë viktima në spitale ."

Në shënimin e ministrisë nënvizohet se përjashtimi i karburantit nga ndihmat humanitare që arrijnë në Rrip nga Egjipti do të rrezikojë jetën e të sëmurëve dhe të lënduarve.

Ora 14:40
Trupat izraelite përgatiten për betejë përgjatë kufirit libanez

Pikërisht përgjatë kufirit të Izraelit me Libanin, një numër i madh trupash po përgatiten për një front të ri verior të mundshëm në këtë luftë nëse ka një sulm të madh nga veriu.

Fushat po kthehen në baza operative përpara, po përgatiten predha artilerie dhe po përgatiten mjetet e blinduara.

Izraeli po bën gjithçka që mundet për të forcuar dhe forcuar këtë kufi, duke zhvendosur ushtarë dhe duke evakuuar civilët nga qytetet dhe fshatrat e vendasve.

"Nuk është lufta ime e parë. Nuk kam parë kurrë sasi kaq masive të njësive në të gjithë Izraelin. Të gjithë kanë shumë motivim, ne jemi të përgatitur dhe të stërvitur në një shkallë që nuk e kemi parë kurrë më parë, të paktën jo në jetën time", tha Majori Or nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Majori Or zakonisht punon në industrinë e teknologjisë. Ata tani kanë vënë në pritje jetën e tyre civile.

“Të gjithë në Izrael njohin dikë që humbi jetën atë të shtunë. Por kur jemi këtu, nuk po mendojmë për frikën, po mendojmë për të fituar dhe për të eliminuar kërcënimin, në mënyrë që të mos ndodhë më kurrë",  tha Majori Or nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit.

Ora 13:41
Kalimi i ndihmave në Rafah, ushtria izraelite: Karburanti nuk do të hyjë në Gaza

Në mesin e 20 kamionëve që hynë sot në Rripin e Gazës, të mbushura me ilaçe, ujë, ushqime dhe arkivole nuk do të lejohet të futet karburant.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i ushtrisë izraelite, David Hagari, gjatë një konference për shtyp teksa foli për ndihmat që kanë hyrë sot në Rripin e Gazës përmes kalimit Rafah.

Mediat e Tel Avivit shkruajnë se Izraeli lejoji të futen vetëm 20 me ndihma humanitare.

Ora 13:37
Izraeli u bën thirrje qytetarëve të tij të largohen urgjentisht nga Egjipti dhe Jordania

Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të tij të largohen menjëherë nga Egjipti dhe Jordania, pasi tensionet rajonale janë rritur jashtëzakonisht shumë si pasojë e luftës në Gazë.

“Këshilli Kombëtar i Sigurisë i Izraelit ka rritur paralajmërimet për ata që udhëtojnë për Egjipt, përfshirë Sinain dhe Jordaninë, duke kërkuar nga ata që të mos udhëtohet drejt këtyre vendeve dhe ata që ndodhen atje të largohen...sa më shpejt”, thuhet në komunikatën për media të Këshillit.

Ky njoftim vjen vetëm pak ditë pasi Izraeli i tërhoqi diplomatët e vet nga Turqia si masë parandaluese, pas një kërkesë të mëparshme përmes të cilës iu kërkoi qytetarëve po ashtu të largoheshin.

Ora 13:27
Izrael: Hezbollah ka vendosur të bashkohet me luftimet, do të paguajë një çmim shumë të lartë

“Hezbollahu ka vendosur të marrë pjesë në luftime dhe për këtë do të paguajë një çmim shumë të lartë.” Kështu tha ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant.

Ministri izraelit i Mbrojtjes ishte në një takim me trupat ushtarake në bazën e divizionit territorial 91, në kampin Biranit në kufirin me Libanin.

“Unë supozoj se sfidat do të bëhen më të mëdha [se tani] dhe këtë duhet ta kemi parasysh, për të qenë gati si sustë për çdo situatë”, shton ai.

Më shumë se 13 anëtarë të Hezbollahut janë vrarë në sulmet hakmarrëse izraelite në Libanin jugor në dy javët e fundit.

Ora 13:10
Hyjnë kamionët e parë me ndihma në Gaza, mes tyre njëri plot me arkivole

 

Në mesin e 20 kamionëve që hynë sot në Rripin e Gazës, njëri ishte i ngarkuar me arkivole.

Detajin tronditës nga kalimi i ndihmave sot në kufirin e Rafah-it, u bë i ditur nga BBC. 

Ndërsa mediat vendase shkruajnë se, 20 kamionët që hynë në Gaza këtë mëngjes ishin të mbushura me ilaçe, ujë dhe ushqime.

Sipas palestinës, 4,137 njerëz janë vrarë deri më tani në Gaza që kur Hamasi sulmoi Izraelin dy javë më parë dhe shteti hebre filloi të bombardojë enklavën palestineze.

Ora 12:27
Ushtria izraelite: 210 pengje mbahen aktualisht në Rripin e Gazës

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite kundëradmirali Daniel Hagari thotë se ushtria deri më tani ka njoftuar familjet e 210 pengjeve se të dashurit e tyre mbahen aktualisht në Rripin e Gazës.

Hagari saktësoi se numri nuk është përfundimtar pasi ushtria po heton detaje të reja për të zhdukurit.

Nuk përfshihen në listë Judith Raanan dhe vajza e saj adoleshente Natalie, të cilët u liruan mbrëmë nga Hamasi.

Ora 12:17
FOTOT e fundit nga lufta në Gaza, tanket izraelite të pozicionuar pranë kufirit me Rripin

Pamjet më të fundit që vijnë nga Gaza dhe Izraeli tregojnë një formacion të tankeve izraelite të pozicionuar pranë kufirit të Izraelit me Rripin e Gazës të shtunën.

Më poshtë jepet një përmbledhje e fotove më të fundit nga lufta mes Izraelit dhe Hamasit përmes syrit të fotografëve të mediave ndërkombëtare.

Ora 11:48
Pse vendkalimi Rafah është rruga e shpëtimit për Gazën?

Kalimi kufitar Rafah me Egjiptin në Rripin jugor të Gazës u hap këtë të shtunë për të lejuar kamionët me ndihma të hyjnë në Gaza, për herë të parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas.

Izraeli deri më tani ka rënë dakord të lejojë 20 kamionë në Gaza nga Egjipti që transportojnë ushqim, ujë dhe ilaçe, por jo karburant.

Palestinezët ishin mbledhur në vendkalim ditët e fundit me shpresën për t’u larguar përpara një ofensive tokësore të pritshme izraelite.

Ku ndodhet vendkalimi Rafah?

Vendkalimi Rafah është posti më jugor i daljes nga Gaza dhe kufizohet me gadishullin Sinai të Egjiptit.

Ka vetëm dy pika të tjera kufitare nga dhe në Rripin e Gazës, Erez, një vendkalim për njerëzit me Izraelin në Gazën veriore dhe Kerem Shalom, një kryqëzim tregtar mallrash me Izraelin në Gazën jugore. Të dyja janë të mbyllura.

Pse është i rëndësishëm?

Persona të armatosur nga grupi militant palestinez Hamas, i cili qeveris Gazën, bllokuan kalimin Erez më 7 tetor gjatë një sulmi të paprecedentë në Izraelin jugor që vrau më shumë se 1,300 njerëz.

Disa ditë më vonë, Izraeli deklaroi Erez dhe Kerem Shalom të mbyllura deri në njoftimin e dytë, duke lënë kufirin Rafah si të vetmen rrugë për të hyrë dhe dalë nga Rripi për njerëzit.

Rafah tani është gjithashtu e vetmja pikë kalimi për ndihmë humanitare.

Javën e kaluar, ministria e jashtme egjiptiane tha se po drejtonte fluturimet ndërkombëtare të ndihmave për Gazën në aeroportin El-Arish në veri të Sinait dhe dhjetëra kamionë që transportonin karburant dhe mallra humanitare janë parkuar në anën egjiptiane të kalimit Rafah.

Çfarë po ndodh në vendkalim?

Hamasi dhe Egjipti ushtrojnë kontroll mbi atë se kush mund të kalojë, por operacionet janë ndërprerë që kur Izraeli filloi të kryejë valë sulmesh ajrore në Gaza si hakmarrje për sulmin e Hamasit.

Mediat egjiptiane thanë se kalimi u mbyll pas tre sulmeve izraelite më 9 dhe 10 tetor, të cilat sipas saj disa persona u plagosën në të dyja anët e kufirit.

Më 12 tetor, qeveria egjiptiane i kërkoi Izraelit të ndalonte sulmet pranë pikës kufitare Rafah, në mënyrë që të mund të shërbente si “linjë shpëtimi” për njerëzit në Gaza dhe e bëri të qartë se nuk do ta hapte kalimin derisa të kishte garanci për sigurinë e stafit të saj.

Vendet perëndimore po përfshihen gjithashtu në përpjekje për të siguruar kalim të sigurt përmes Rafah si për mbajtësit e pasaportave të huaja në Gaza ashtu edhe për ndihmën humanitare.

Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly dhe homologu i tij amerikan, Antony Blinken, të dy thanë se po punonin me Izraelin, Egjiptin dhe zëra të tjerë kryesorë politikë në rajon për të rihapur kalimin.

Javën e kaluar, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit të SHBA tha se qytetarëve amerikanë u është thënë të lëvizin drejt Rafah sepse “mund të ketë shumë njoftime nëse kalimi hapet dhe mund të hapet vetëm për një kohë të kufizuar.

Të hënën, turmat u mblodhën në Rafah pas raportimeve se kalimi do të rihapej përkohësisht gjatë një armëpushimi të shkurtër, por Izraeli dhe Hamasi e mohuan me shpejtësi këtë.

Kalimi u hap të shtunën për herë të parë që nga shpërthimi i luftës Izrael-Hamas për të lejuar 20 kamionë të transportonin ndihma në Gaza nga Egjipti.

Pse janë mbyllur vendkalimet?

Izraeli dhe Egjipti kanë kufizuar lëvizjen e mallrave dhe njerëzve brenda dhe jashtë Gazës që kur Hamasi mori kontrollin e territorit në vitin 2007. Të dy vendet thonë se bllokada e tyre është e nevojshme për arsye sigurie.

Si pjesë e përgjigjes së tij ndaj sulmit vdekjeprurës të Hamasit, ministri i mbrojtjes i Izraelit urdhëroi një “rrethim të plotë” të Gazës më 9 tetor, duke shtuar se nuk do të ketë energji elektrike, as ushqim, as karburant, gjithçka do të jetë e mbyllur.

Dhe megjithëse Egjipti duket se është i përgatitur të rihapë kalimin në Rafah për të lejuar shtetasit e huaj dhe ndihmën humanitare, ai ka frikë nga një fluks masiv i refugjatëve palestinezë që ikin nga lufta.

Presidenti i Egjiptit paralajmëroi më 12 tetor se një eksod nga Gaza rrezikonte “likuidimin” e çështjes palestineze dhe u bëri thirrje palestinezëve që “të qëndrojnë të palëkundur në tokën e tyre”.

Ai është shqetësuar gjithashtu për mundësinë e hyrjes së militantëve islamikë në vend, pasi është përballur me kryengritje xhihadiste në Sinai për gati një dekadë.

Si përdoret normalisht kalimi në Rafah?

Nuk është e lehtë për palestinezët të largohen nga Gaza nëpërmjet Rafahut. Palestinezët që dëshirojnë të përdorin vendkalimin duhet të regjistrohen në autoritetet lokale palestineze dy deri në katër javë përpara dhe mund të refuzohen nga autoritetet palestineze ose egjiptiane me pak paralajmërim ose shpjegim.

Sipas OKB-së, në gusht 2023, autoritetet egjiptiane lejuan 19.608 dalje nga Gaza dhe 314 personave u refuzuan hyrjen./BBC

Ora 11:47
Kalimi i ndihmave në Rafah, Hamasi: Nuk do ta ndryshojë katastrofën humanitare

Hamasi ka thënë se një ndihmë e vogël nuk mund ta ndryshojë katastrofën humanitare në Rripin e Gazës. Komenti vjen pasi kalimi i Rafah u hap për një kohë shumë të shkurtër dhe u lejua kalimi i vetëm 20 kamionëve me ndihma humanitare.

"Kjo kolonë e kufizuar nuk do të jetë në gjendje të ndryshojë fatkeqësinë humanitare që po përjeton Rripi i Gazës." Kështu tha shefi i zyrës së komunikimit të Hamasit, Salama Maruf, në një deklaratë të cituar nga mediat.

Sipas Maruf, "është e rëndësishme të krijohet një korridor i sigurt që funksionon 24 orë në ditë për të përmbushur nevojat humanitare dhe shërbimet thelbësore që nuk janë më atje dhe për të lejuar të plagosurit të largohen për trajtim."

Ora 11:34
Hamasi liroi dy pengje, Biden: Nuk do ndalemi derisa t'i lirojmë të gjithë

1697832435_biden.jpg

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka reaguar për lirimin e dy prej pengjeve të marra dy javë më parë nga terroristët e Hamasit.

Dy amerikanet, 18-vjeçarja Natalie Raanan dhe nënës së saj Judith, u lanë më në fund të lira.

Për këtë, në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Biden tha se SHBA nuk do të ndalet derisa të lirohen të gjitha pengjet.  

"Bashkëqytetarët tanë kanë duruar një provë të tmerrshme këto 14 ditët e fundit dhe jam shumë i lumtur që ata së shpejti do të ribashkohen me familjen e tyre, e cila është përfshirë nga frika".
Biden tha se ata do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë amerikane ndërsa të shërohen plotësisht. Biden falënderoi gjithashtu qeverinë e Katarit për angazhimin e tyre në punën për lirimin e pengjeve dhe u zotua të vazhdojë përpjekjet për të siguruar lirimin e atyre që janë ende të mbajtur. Siç u thashë atyre familjeve të pengjeve kur fola me ta javën e kaluar, ne nuk do të ndalemi derisa të marrim të afërmit e tyre në shtëpi'", tha Biden.

Nënë e bijë Judith dhe Natalie Raanan u liruan mbrëmjen e sotme nga Hamasi, pasi ishin marrë peng nga militantët më 7 tetor. Ata u dorëzuan në kufi dhe aktualisht janë në rrugën e tyre për në një bazë ushtarake izraelite për t'u ribashkuar me familjen, sipas një deklarate nga zyra e kryeministrit.

Ora 11:05
Kalimi Rafah u mbyll menjëherë pas kalimit të 20  kamionëve të ndihmës së parë

1697879180_fdfdf.JPG

Kalimi i Rafahut midis Egjiptit dhe Rripit të Gazës u mbyll menjëherë pasi kaluan vetëm 20 kamionë me ndihma.
Sapo u kaluan 20 kamionë, ashtu siç Izraeli kishte rënë dakord kalimi i Rafah u mbyll.

Ora 09:35
Lufta/ Hapet kalimi në Rafah për transitin e ndihmave humanitare, kalojnë kamionët e parë

1697873759_fdfdfd.JPG

Kalimi i Rafahut midis Egjiptit dhe Gazës është hapur së fundmi për transitin e ndihmave humanitare.

Lajmin e bëri të ditur ANSA, ku tregon edhe një foto teksa kalojnë kamionët e parë për popullsinë e Rripit.

Ora 09:26
Kalimi Rafah do të hapet sot, Izraeli qytetarëve të tij: Mos shkoni në vendet e Lindjes së Mesme

Ambasada e SHBA-së në Izrael thotë se kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit do të hapet sot. Ndërkohë, Izraeli u ka bërë thirrje qytetarëve të tij që të mos shkojnë drejt vendeve të lindjes.

Ora 09:18
VIDEOLAJM/ Momenti rrëqethës kur dy amerikanet, nënë e bijë lirohen pas dy javësh të mbajtura peng nga militanët e Hamasit

Një lajm i mirë pushtoi dje të gjitha mediat botërore, dhe ishte pikërisht ai i lirimit të dy prej pengjeve të marra dy javë më parë nga terroristët e Hamasit.

18-vjeçarja Natalie Raanan dhe nënës së saj Judith, u lanë më në fund të lira. Në video, nënë dhe vajza e saj duken të lodhura, por shumë të lumtura që më në fund arritën të dilnin shëndoshë e mirë nga ai ‘ferr’.

Ato shihen të rrethuar nga njerëz të armatosur me jelek antiplumb dhe më pas duke u futur në një makinë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Dy gratë amerikane të liruara nga Hamasi u ribashkuan me familjen e tyre në Izrael dje, pasi iu dorëzuan forcave izraelite në kufirin me Rripin e Gazës.

Dy pengjet amerikane që u liruan nga Hamasi
Ora 08:44
Sot Samiti i Paqes në Karjo, diskutohet për luftën në Rripin e Gazës! Kush do marrë pjesë?

Presidenti egjiptian Fattah al-Sisi

Egjipti po mban sot një samit paqeje që do të mbledhë së bashku më shumë se 20 liderë botërorë për të diskutuar thellimin e konfliktit midis Izraelit dhe grupit të Hamasit në Gaza.

Lista e të pranishmëve përfshin presidentin egjiptian Abdel Fattah al-Sisi, presidentin palestinez Mahmoud Abbas, sekretarin e jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar James Cleverly, shefin e OKB-së Antonio Guterres, dhe disa krerë shtetesh në rajonin arab, ndër të tjera.

Në samit nuk do të ketë përfaqësues të Izraelit, Hamasit, SHBA-së dhe Iranit. Në listë është edhe Abbas president i Autoritetit Palestinez, i cili ka kontroll të pjesshëm mbi Ëest Bank.

Organizatorët egjiptianë thonë se qëllimi kryesor është një armëpushim. Por pritshmëritë për atë që do të arrihet janë të ulëta, pasi lojtarët kryesorë si Izraeli dhe Irani nuk do të jenë të pranishëm.

Egjipti është i vetmi vend që ka një kufi me Gazën që nuk kontrollohet nga Izraeli. Udhëheqësit botërorë i kanë bërë thirrje Egjiptit të hapë vendkalimin Rafah për të lejuar ndihmën e nevojshme në Gaza.

Ora 08:37
Ambasada e SHBA-së: Kalimi Rafah do të hapet sot në orën 10:00

Ambasada e SHBA-së në Izrael thotë se ka "marrë informacion" se kalimi kufitar Rafah midis Gazës dhe Egjiptit do të hapet në orën 10:00 me kohën lokale (në një orë).

"Ne parashikojmë që shumë njerëz do të përpiqen të kalojnë nëse kufiri hapet dhe qytetarët amerikanë që përpiqen të hyjnë në Egjipt duhet të presin një mjedis potencialisht kaotik dhe të çrregullt në të dy anët e kalimit," thuhet në një deklaratë.

Ambasada thotë se nëse kufiri hapet, është e paqartë se sa kohë do të mbetet kështu që qytetarët e huaj të largohen.

Dhjetëra kamionë me ilaçe esenciale, ushqime dhe ujë janë ngecur në anën egjiptiane të vendkalimit, që është i vetmi vendkalim në Gaza që nuk kontrollohet nga Izraeli. Të gjitha kalimet në Gaza janë aktualisht të mbyllura.

Izraeli ka lejuar vetëm 20 kamionë në Gaza për momentin, ndërsa OKB thotë se duhet të paktën 100 kamionë për të ofruar ndihmën e menjëhershme të kërkuar.

Ora 08:15
Ushtria izraelite: Sulme kundër Hezbollahut në Liban

Ushtria izraelite thotë se ka sulmuar "një seri objektivash ushtarake" të grupit libanez Hezbollah në orët e fundit, në përgjigje të "gjuajtjes së raketave në territorin izraelit mbrëmë".

Objektivat e goditura përfshijnë komplekset ushtarake dhe infrastrukturën operative të përdorur nga grupi, thonë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).

“IDF është gati për të gjithë skenarët në sektorë të ndryshëm dhe do të vazhdojë të veprojë për sigurinë e qytetarëve izraelitë”, thotë ushtria.

Hezbollahu është forca ushtarake më e fuqishme e Libanit dhe ka në dispozicion raketa me rreze të gjatë veprimi që mund të godasin thellë në territorin izraelit. Që nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit dy javë më parë, ka pasur një rritje të vazhdueshme të tensioneve midis ushtrisë izraelite dhe luftëtarëve të Hezbollahut.

Grupi, ashtu si Hamasi, konsiderohet një organizatë terroriste nga Britania e Madhe, SHBA dhe fuqitë e tjera perëndimore.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • ganiu: 21/10/2023 15:59

    irani..libani,,egypti,,,duhet te hyjne ne lufte..

    Përgjigju
  • SHQIPTARI: 21/10/2023 14:16

    A mundet të më thonë se uji kur mbyllet burimi ku shkon?Lexojm informacionne nga më të ndryshmet por nuk e dimë se sa ushtar të hamasit jan vrarë,po gjithashtu dhe ushtar izreli,se për milet besoj se është epa pranueshme,sps dhe ushtrit gjermane të Hitlerit nuk vrisnin kaq shumë.Kjo qoftë dhe në raport me popullatën,si dhe mundësit ushtarake të asaj kohe.S.P.S sot armatimi,mjetet e drejtimig,e zbulimit jantë perfeksionuara në shkallën më të lartë të mundëshme.MOS BËNI MASAKRA NË EMËR TË MBROJTIES.

    Përgjigju
  • Scutari: 21/10/2023 14:00

    Futja edhe Hezbollahut meqë e kërkojnë! Një rrugë e dy punë...

    Përgjigju
    • SHQIPTARI: 21/10/2023 16:09

      I lumtë Melonit një pëllëmb mbi tokë, por për mua tepër objektive.Merni shëmbull ju burra shteti.

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?