Sulmi në Izrael/ Mitsotakis në Egjipt: Të rinisë procesi i paqes! Zgjidhjet politike të qëndrueshme, s’mund të zëvendësohen me ndërhyrje ushtarake

21 Tetor 2023, 17:31| Përditesimi: 21 Tetor 2023, 17:32

  • Share

1697902243_sh.jpg

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, në Samitin e Paqes të mbajtur në Kajro ku në fokus ishin zhvillimet e lindjes së Mesme dhe rreziku që mund t’i kanoset rajonit, tha se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike. Ai dënoi terrorizmin dhe humbjen e jetëve të civilëve të pafajshëm nga sulmet në Gaza dhe Izrael. 

Mesazhi kryesor që duhet të dërgojmë sot është se ne të gjithë e dënojmë terrorizmin në të gjitha format e tij dhe dënojmë humbjen e jetëve dhe dëmin që u është shkaktuar civilëve të pafajshëm nga dhuna në Izrael dhe në Gaza që nga 7 tetori. Ka viktima të pafajshme nga të dyja palët. Ka civilë të mbajtur peng dhe nuk mund të diskutohet për paqe derisa ata të jenë të lirë”, tha Mitsotakis.

Në të njëjtën kohë, kryeministri grek mbështeti të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten por të jetë në përputhje me të drejtën humanitare dhe ndërkombëtare.

“Izraeli ka të drejtën e vetëmbrojtjes, por në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu dua të jem i qartë se dënimi kolektiv është i ndaluar nga ligjet e luftës. Dhe këto ligje janë krijuar për të siguruar që kur duhet të zhvillohet lufta, ka kufij se çfarë dëmi mund t'u bëhet qenieve të tjera njerëzore", tha Mitsotakis.

Mitsotakis tha gjithashtu se duhet një zgjidhje mes dy shtete për konfliktin izraelito-palestinez dhe tha se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike

“E ardhmja e paqes, stabilitetit dhe prosperitetit të qëndrueshëm mund të arrihet vetëm me një rifillim të procesit të paqes mbi bazën e një zgjidhjeje me dy shtete. Dhe një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë ne është se asnjë ndërhyrje ushtarake nuk mund të zëvendësojë një zgjidhje të qëndrueshme politike", tha Mitsotakis.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mbi 4 mijë viktima në Gaza! Pas samitit të paqes Meloni në Tel Aviv, takim zyrtar me Netanyahun! Trupat izraelite përgatiten për betejë përgjatë kufirit libanez


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?