Izraeli kërkon evakuimin e 20 spitaleve në veri të Gazës

21 Tetor 2023, 17:02
  • Share

1697900537_is.jpg

Një zyrtar izraelit i sigurisë deklaron se Izraeli kërkoi evakuimin e 20 spitaleve në Rripin verior të Gazës, gjashtë prej të cilave tashmë janë evakuuar.

"Katër spitale refuzuan urdhrat e evakuimit, ndërsa pjesa tjetër janë në proces evakuimi", tha zyrtari i paidentifikuar për Korporatën e Transmetimeve Izraelite.

Zyrtari pohoi se rreth 30,000 palestinezë erdhën në strehimoret përreth Spitalit Shifa për të vepruar si mburoja njerëzore. OKB-ja dhe institucionet ndërkombëtare thanë, gjatë ditëve të fundit, se ka një krizë humanitare në Rripin e Gazës si rezultat i bombardimeve dhe rrethimit izraelit të vendosur në Gaza, raporton agjencia e lajmeve turke Anadolu.

Megjithatë, zyrtari izraelit tha:

"Nuk ka krizë humanitare në Gaza. Deri më tani, 700,000 qytetarë janë evakuuar nga Rripi verior i Gazës në Luginën jugore të Gazës", tha ai.

Izraeli u kishte kërkuar rreth 1.1 milionë palestinezëve në Rripin verior të Gazës që të evakuonin shtëpitë e tyre dhe të shkonin në jug. 


Lajmi kryesor:

Lufta/ Mbi 4 mijë viktima në Gaza! Pas samitit të paqes Meloni në Tel Aviv, takim zyrtar me Netanyahun! Trupat izraelite përgatiten për betejë përgjatë kufirit libanez


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?