Tirana 1-1 Erzeni

GOLAT/ Tirana hap fals në shtëpi, Erzeni e barazon 1-1! Skënderbeu thellon krizën e Kukësit, në Korçë dy futbollistët transportohen në spital (Renditja)

11 Shkurt, 19:08| Përditesimi: 11 Shkurt, 20:07

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit mbylli këtë të dielë javën e 23-të. Në "Air Albania", Tirana barazoi 1-1 me Erzenin në rebeshin e kryeqytetit, ndërsa në Korçë vendasit e Skënderbeut fituan 1-0 me Kukësin, duke zhytur verilindorët në fundin e renditjes. Vëmendja tanimë është në raundin e 24-t, me derbin Partizani - Tirana që është programuar për të premte në orën 19:00 në "Air Albania".

Tirana nuk ka mundur të marrë tri pikë për të vijuar serinë e fitoreve, pasi në rebeshin e "Air Albania" u ndal 1-1 nga miqtë e Erzenit. Skerdi Bejzade debuton me pikë në stolin shijakas, duke bërë që aventura e tij e dytë në Superligë të fillojë mbarë. Ishin shijakasit që kaluan në avantazh me Agim Zekën në minutën e 75, kjo pas një dalje jo të mirë të Abdullahut. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Kristal Abazaj vendosi ekuilibrat. Edhe pse bardheblutë kishin disa raste në fundin e duelit, as tetë minutat e shtesës nuk prodhuan gol tjetër. Tirana me 34 pikë renditet e katërt, duke i lënë Vllaznisë vendin e tretë. Erzeni me 23 pikë sërish i teti.

Në Korçë duhej goli i Ermir Rashicës në minutën e gjashtë që Skënderbeu të fitonte 1-0 me Kukësin. Verilindorët kanë 13 ndeshje pa fitore, teksa Emiljano Çela merr humbjen e dytë në po kaq ndeshje në pankinën e Kukësit. Kështu miqtë e shohin veten në fundin e renditjes me 19 pikë. Skënderbeu me 28 pikë pozicionohet i shtati, duke barazuar Laçin. Pas ndeshjes, dy lojtarë, një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit kanë pasur probleme shëndetësore. Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshin e Kukësit. Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë e për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes. Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korcës ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit.

Superliga, java 23:

E shtunë

13:30 Egnatia 0-0 Laçi

17:00 Dinamo 2-1 Partizani (Kaçorri 56', L. Vila 87' / Mba 10')

17:00 Vllaznia 2-1 Teuta (Gruda 29', Çoba 83' / Arifi 72')

E dielë

17:00 Tirana 1-1 Erzeni (Air Albania)

17:00 Skënderbeu 1-0 Kukësi

Renditja:

Ora 19:49
VIDEO/ Dy futbollistët e Skënderbeut dhe Kukësit probleme shëndetësore, transportohen në spitalin e Korçës


Pas ndeshjes së Korçës (Skënderbeu 1-0 Kukësi), dy lojtarë një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit kanë pasur probleme shëndetësore. Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshin e Kukësit.

Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë e për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes. Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korcës ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit.

Siç shihet edhe nga pamjet këto janë  momentet e transportimit të njërit prej futbollistëve nga stadiumi i qytetit. Për t'u theksuar se të dy lojtarët e nisën duelin nga minuta e parë.

Ora 19:11
Skënderbeu zhyt Kukësin në fundin e renditjes, e mund 1-0 në Korçë! Dy futbollistë dërgohen në spital (VIDEO)

Në Korçë duhej goli i Ermir Rashicës në minutën e gjashtë që Skënderbeu të fitonte 1-0 me Kukësin. Verilindorët kanë 13 ndeshje pa fitore, teksa Emiljano Çela merr humbjen e dytë në po kaq ndeshje në pankinën e Kukësit. Kështu miqtë e shohin veten në fundin e renditjes me 19 pikë. Skënderbeu me 28 pikë pozicionohet i shtati, duke barazuar Laçin.

Pas ndeshjes, dy lojtarë, një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit kanë pasur probleme shëndetësore. Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshin e Kukësit. Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë e për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes. Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korcës ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit.

Ora 19:10
VIDEO/ Erzeni ndal 1-1 Tiranën në 'Air Albania', Bejzade debuton me pikë në stolin shijakas


Tirana nuk ka mundur të marrë tri pikë për të vijuar serinë e fitoreve, pasi në rebeshin e "Air Albania" u ndal 1-1 nga miqtë e Erzenit. Skerdi Bejzade debuton me pikë në stolin shijakas, duke bërë që aventura e tij e dytë në Superligë të fillojë mbarë. Ishin shijakasit që kaluan në avantazh me Agim Zekën në minutën e 75, kjo pas një dalje jo të mirë të Abdullahut. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Kristal Abazaj vendosi ekuilibrat. Edhe pse bardheblutë kishin disa raste në fundin e duelit, as tetë minutat e shtesës nuk prodhuan gol tjetër. Tirana me 34 pikë renditet e katërt, duke i lënë Vllaznisë vendin e tretë. Erzeni me 23 pikë sërish i teti.

 

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?