Vllaznia 2-1 Teuta në Shkodër

VIDEO/ Dinamo fiton me Partizanin në derbi, Vllaznia mposht Teutën dhe barazon 'Demat' në renditje! Laçi ndal Egnatian

10 Shkurt, 15:32| Përditesimi: 11 Shkurt, 15:29

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit nisi mesditën e së shtunës me javën e 23-të. Në Rrogozhinë, kryesuesit e Egnatias u ndalën 0-0 nga Laçi, me vendasit që gabuan edhe nga pika e bardhë. Po sot, në 17:00 u luajtën dy duelet e tjera. Dinamo fitoi 2-1 me përmbysje kundër Partizanit në Durrës, ndërsa Vllaznia mposhti 2-1 Teutën në "Loro Boriçi". Të dielën luhen dy sfidat e mbetura në orën 17:00. 

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Dinamo fitoi 2-1 me përmbysje kundër Partizanit. Derbi i Kryeqytetit këtë herë u zhvendos afër bregdetit, me Dinamon që ia doli të merrte tri pikë dhe suksesin e tretë radhazi. Të parët në epërsi kaluan "Demat" e Orges Shehit me Cristian Mba në minutën e 10-të. Duhej pjesa e dytë që Blutë e Mehmetit të kthenin gjithçka në avantazh. Luis Kaçorri në të 56 minutë dhe Lorenco Vila në të 87 minutë i dhanë tri pikë Dinamos.

Goli i minutave të fundit u akordua nga VAR, pasi më herët anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. Festë legjitime te Dinamo, me Lorenco Vilën që u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë), pasi festoi duke hequr fanellën. Kështu, me 31 pikë Dinamo qëndron komode në vendin e pestë, ndërsa te Partizani është momenti për reagim pasi kanë katër ndeshje pa sukses.

Në stadiumin e Rrogozhinës, Egnatia dhe Laçi barazuan 0-0 në sfidën hapëse të javës së 23-të. Vendasit bënë një hap fals në shtëpi, me kurbinasit e Mirel Josës që i falen edhe portierit Mario Dajsinani. Gardiani i kurbinasve ndali ish-shokun e skuadrës, Spahiun nga pika e bardhë e 11-metërshit. Minuta e 64 ishte deçizive në këtë duel, me Dajsinanin që kapi goditjen e mesfushorit. Me 48 pikë, sërish Egnatia mban kren e renditjes, shkëputur nga ndjekësit.

Superliga, java 23:

E shtunë

13:30 Egnatia 0-0 Laçi

17:00 Dinamo 2-1 Partizani (Kaçorri 56', L. Vila 87' / Mba 10')

17:00 Vllaznia 2-1 Teuta (Gruda 29', Çoba 83' / Arifi 72')

E dielë

17:00 Tirana - Erzeni (Air Albania)

17:00 Skënderbeu - Kukësi

Renditja:

Ora 19:05
VIDEO/ Dinamo përmbys 2-1 Partizanin, 'Demat' katër ndeshje pa fitore


Në "Niko Dovana" të Durrësit, Dinamo fitoi 2-1 me përmbysje kundër Partizanit. Derbi i Kryeqytetit këtë herë u zhvendos afër bregdetit, me Dinamon që ia doli të merrte tri pikë dhe suksesin e tretë radhazi. Të parët në epërsi kaluan "Demat" e Orges Shehit me Cristian Mba në minutën e 10-të.

Duhej pjesa e dytë që Blutë e Mehmetit të kthenin gjithçka në avantazh. Luis Kaçorri në të 56 minutë dhe Lorenco Vila në të 87 minutë i dhanë tri pikë Dinamos.

Goli i minutave të fundit u akordua nga VAR, pasi më herët anësori ngriti flamurin për pozicion jashtë loje. Festë legjitime te Dinamo, me Lorenco Vilën që u ndëshkua me karton të kuq (dy të verdhë), pasi festoi duke hequr fanellën. Kështu, me 31 pikë Dinamo qëndron komode në vendin e pestë, ndërsa te Partizani është momenti për reagim pasi kanë katër ndeshje pa sukses.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?