Skënderbeu 1-0 Kukësi

Skënderbeu zhyt Kukësin në fundin e renditjes, e mund 1-0 në Korçë! Dy futbollistë dërgohen në spital (VIDEO)

11 Shkurt, 19:11| Përditesimi: 11 Shkurt, 20:08

  • Share

Në Korçë duhej goli i Ermir Rashicës në minutën e gjashtë që Skënderbeu të fitonte 1-0 me Kukësin. Verilindorët kanë 13 ndeshje pa fitore, teksa Emiljano Çela merr humbjen e dytë në po kaq ndeshje në pankinën e Kukësit. Kështu miqtë e shohin veten në fundin e renditjes me 19 pikë. Skënderbeu me 28 pikë pozicionohet i shtati, duke barazuar Laçin.

Pas ndeshjes, dy lojtarë, një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit kanë pasur probleme shëndetësore. Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshin e Kukësit. Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë e për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes. Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korcës ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tirana hap fals në shtëpi, Erzeni e barazon 1-1! Skënderbeu thellon krizën e Kukësit, në Korçë dy futbollistët transportohen në spital (Renditja)


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?