VIDEO/ Dy futbollistët e Skënderbeut dhe Kukësit probleme shëndetësore, transportohen në spitalin e Korçës

11 Shkurt, 19:49| Përditesimi: 11 Shkurt, 20:03

  • Share


Pas ndeshjes së Korçës (Skënderbeu 1-0 Kukësi), dy lojtarë një i Skënderbeut dhe tjetri i Kukësit kanë pasur probleme shëndetësore. Bëhet fjalë për futbollistin e Skënderbeut, Randi Dumfor dhe Kleandro Lleshin e Kukësit.

Të dridhura, ethe dhe simptoma të tjera kanë ndjerë futbollistët në fjalë e për këtë arsye kanë ndërhyrë menjëherë stafet mjekësore në dhomat e zhveshjes. Më pas për të stabilizuar gjendjen e tyre është dashur të lajmërohet autoambulanca e cila ka transportuar Randin në spitalin e Korcës ndërsa Lleshi ka udhëtuar me familjarët drejt spitalit te qytetit.

Siç shihet edhe nga pamjet këto janë  momentet e transportimit të njërit prej futbollistëve nga stadiumi i qytetit. Për t'u theksuar se të dy lojtarët e nisën duelin nga minuta e parë.


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Tirana hap fals në shtëpi, Erzeni e barazon 1-1! Skënderbeu thellon krizën e Kukësit, në Korçë dy futbollistët transportohen në spital (Renditja)


S.DH//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?