GOLAT/ Trazira në kryeqytet, Roma fiton 1-0 ndaj Lazio në derbi! Milan tri pikë kundër Leçes, Inter siguron zonën Champions

6 Prill, 20:05| Përditesimi: 6 Prill, 22:58

  • Share

Serie A e futbollit vijon këtë të shtunë me ndeshjet e javës së 31-të. Gjithçka nisi në "San Siro" me Milanin që fitoi 3-0 kundër Leçes. Në 18:00 vëmendja ishte në "Olimpico" për derbin Roma 1-0 Lazio. Përpara ndeshjes në rrugët e kryeqytetit të Italisë ka pasur përplasje mes ultrave, duke lënë edhe të plagosur një polic. Ndërkohë që Interi tanimë ka siguruar matematikisht zonën Champions League për sezonin e ri.

Në "San Siro", Milan fitoi 3-0 kundër Leçes dhe "blindon" kështu vendin e dytë në Serie A. Në 20 minutat e para kuqezinjtë e Piolit shënuan dy herë me Pulisic dhe Giroud, ndërsa goli i tretë u shënua nga Leao në të 57 minutë. Adli ishte deçiziv për kuqezinjtë me dy pasime finale. Te Leçe për 90 minuta luajti Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha u fut në minutën e 78-të.

20 mars 2022, kjo ishte dita kur për herë të fundit Roma i shënonte Lazios në derbi. Këtë të shtunë skuadra e Daniele De Rossit fitoi 1-0 sfidën kundër rivalëve në "Olimpico" me golin e Mancinit në pjesën e parë. Pas katër ndeshjeve pa mundur t'i shënonin, tanimë Roma merr hak dhe siguron tri pikë që e ngjisin në kuotën e 55 pikëve për vendin e pestë. Përpara derbit në rrugët e kryeqytetit italian nuk munguan përleshjet mes ultrasve, teksa një oficer policie mbeti i lënduar.

Serie A, raundi 31:

E shtunë

15:00 Milan 3-0 Leçe

18:00 Roma 1-0 Lazio

Renditja:

Ora 19:56
Verdhekuqtë shënojnë pas katër dueleve, Roma mposht 1-0 Lazion në derbin e kryeqytetit! Përleshje mes tifozëve (VIDEO)


20 mars 2022, kjo ishte dita kur për herë të fundit Roma i shënonte Lazios në derbi. Këtë të shtunë skuadra e Daniele De Rossit fitoi 1-0 sfidën kundër rivalëve në "Olimpico" me golin e Mancinit në pjesën e parë. Pas katër ndeshjeve pa mundur t'i shënonin, tanimë Roma merr hak dhe siguron tri pikë që e ngjisin në kuotën e 55 pikëve për vendin e pestë. Përpara derbit në rrugët e kryeqytetit italian nuk munguan përleshjet mes ultrasve, teksa një oficer policie mbeti i lënduar.

VIDEO E GOLIT (KLIKO)

Ora 17:09
VIDEO/ Milan 'likuidon' 3-0 Leçen dhe 'blindon' vendin e dytë, Ramadani 90 minuta në fushë


Në "San Siro", Milan fitoi 3-0 kundër Leçes dhe "blindon" kështu vendin e dytë në Serie A. Në 20 minutat e para kuqezinjtë e Piolit shënuan dy herë me Pulisic dhe Giroud, ndërsa goli i tretë u shënua nga Leao në të 57 minutë. Adli ishte deçiziv për kuqezinjtë me dy pasime finale. Te Leçe për 90 minuta luajti Ylber Ramadani, ndërsa Medon Berisha u fut në minutën e 78-të.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?