Festa e Mancinit pas golit

Verdhekuqtë shënojnë pas katër dueleve, Roma mposht 1-0 Lazion në derbin e kryeqytetit! Përleshje mes tifozëve (VIDEO)

6 Prill, 19:56| Përditesimi: 6 Prill, 19:57

  • Share


20 mars 2022, kjo ishte dita kur për herë të fundit Roma i shënonte Lazios në derbi. Këtë të shtunë skuadra e Daniele De Rossit fitoi 1-0 sfidën kundër rivalëve në "Olimpico" me golin e Mancinit në pjesën e parë. Pas katër ndeshjeve pa mundur t'i shënonin, tanimë Roma merr hak dhe siguron tri pikë që e ngjisin në kuotën e 55 pikëve për vendin e pestë. Përpara derbit në rrugët e kryeqytetit italian nuk munguan përleshjet mes ultrasve, teksa një oficer policie mbeti i lënduar.

VIDEO E GOLIT (KLIKO)


Lajmi kryesor:

GOLAT/ Trazira në kryeqytet, Roma fiton 1-0 ndaj Lazio në derbi! Milan tri pikë kundër Leçes, Inter siguron zonën Champions


S.DH/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?