Dhuna e tifozëve

Roma-Lazio/ Tifozët konfliktohen para ndeshjes, sekuestrohen thika, shkopa bejsbolli, çekiçë dhe sende të tjera (VIDEO)

6 Prill, 14:26| Përditesimi: 6 Prill, 15:00

  • Share

Pritet të luhet sot në orën 18:00 derbi i kryeqytetit mes Romës dhe Lazios. Megjithatë tifozët e zjarrtë të dy tifozerive nuk kanë pritur dhe kanë filluar përleshjen që në orët e para të mëngjesit.

Siç raportohet nga mediat italiane, një grup tifozësh prej 200 lacialëve janë konfliktuar me një grup prej 150 romanistësh pranë stadiumit ‘Olimpico’, rreth orës 09:30 të mëngjesit të sotëm. Por ka qenë prania e policisë që ka parandaluar gjithçka.

Një 40-vjeçar tifoz i Romës është arrestuar nga policia italiane, ndërkohë u sekuestruan mjaft sende të rënda, shkopa bejsbolli, çekiçë, kokore, leva, thika etj. Tifozët hodhën bomba molotovë, ndërsa policia arriti të shpërndaj dy tifozeritë me gaz lotsjellës.

1712406491_sende.JPG

Në sfidën e ‘Olimpicos’ bëhet me dije se do të jenë të pranishëm edhe oficerë policie të veshur si civilë, për të parandaluar koret anti-semite dhe për të evidentuar personat problematikë.

 

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?