Arsenali feston suksesin

GOLAT/ Arsenal '6-ballë' në Londër, West Hami 'në tapet'! Man. United fitore me zemër në udhëtim

11 Shkurt, 17:12| Përditesimi: 11 Shkurt, 19:45

  • Share

Premier League në Angli vijoi këtë të dielë sportive me dy ndeshje. Duke nisur nga ora 15:00, në Londër Arsenali "shkërmoqi" 0-6 West Hamin. Në 17:30 Aston Villas humbi 1-2 me Manchester United në Birmingham.

Në "London Stadium", West Hami humbi 0-6 me Arsenalin. Për raundin e 24-t, "Topçinjtë" e Artetas dominuan një ndeshje që largoi nga stadiumi mijëra tifozë vendas në fundin e pjesës së parë. Saliba, Saka, Gabriel dhe Trossard shënuan në pjesën e parë për miqtë, teksa Saka gjeti dopietën personale në pjesën e dytë. Llogaritë e ndeshjes i mbylli Declan Rice në minutën e 66 me një supergol, me ish-in e sfidës që zgjodhi mos festonte. 

Manchester United është kthyer "në shina" dhe shijon suksesin e tretë radhazi në Premier League. Djemtë e ten Hag fituan 1-2 kundër Aston Villas në Birmingham. Transferta nuk ishte e lehtë për "Djajtë", paçka se shënuan një gol të bukur me Hojlund në të 17 minutë. Villa ia doli më pas të barazonte me Douglas Luiz në të 67 minutë. I futur nga stoli, McTominay i dha tri pikë United me golin e minutës së 86-të. 

Premier League, java 24:

E dielë

15:00 West Ham 0-6 Arsenal

17:30 Aston Villa 1-2 Manchester United

Renditja:

Ora 19:37
Manchester United fitore për 'infarkt', mposht 1-2 Aston Villan (VIDEO)


Manchester United është kthyer "në shina" dhe shijon suksesin e tretë radhazi në Premier League. Djemtë e ten Hag fituan 1-2 kundër Aston Villas në Birmingham. Transferta nuk ishte e lehtë për "Djajtë", paçka se shënuan një gol të bukur me Hojlund në të 17 minutë. Villa ia doli më pas të barazonte me Douglas Luiz në të 67 minutë. I futur nga stoli, McTominay i dha tri pikë United me golin e minutës së 86-të. Tanimë të kuqtë me 41 pikë pozicionohen në vendin e gjashtë, teksa Villa me 46 pikë mban vendin e pestë.

 

Ora 17:12
VIDEO/ Arsenali mund 0-6 West Hamin, tifozët largohen nga stadiumi

Në "London Stadium", West Hami humbi 0-6 me Arsenalin. Për raundin e 24-t, "Topçinjtë" e Artetas dominuan një ndeshje që largoi nga stadiumi mijëra tifozë vendas në fundin e pjesës së parë. Saliba, Saka, Gabriel dhe Trossard shënuan në pjesën e parë për miqtë, teksa Saka gjeti dopietën personale në pjesën e dytë. Llogaritë e ndeshjes i mbylli Declan Rice në minutën e 66 me një supergol, me ish-in e sfidës që zgjodhi mos festonte. Arsenal me 52 pikë merr vendin e tretë, teksa gjendet poshtë Liverpoolit dhe Man. Cityt. West Ham nga ana tjetër ka pesë ndeshje pa fitore, paçka se mban vendin e tetë me 36 pikë.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?