Armando Broja

GOLAT/ Armando Broja luan 16 minuta, Fulham fiton 3-1! Man. City dhe Liverpool bëjnë detyrën, të kuqtë në krye të PL

10 Shkurt, 18:16| Përditesimi: 10 Shkurt, 20:48

  • Share

Elita e futbollit anglez është në raundin e 24-t. Kjo e shtunë sportive nisi në orën 13:30, aty ku Manchester City iu fal dopietës së Haaland për të mundur 2-0 Evertonin. Te fitorja doli edhe Liverpool, që mposhti 3-1 Burnleyn dhe rimerr kreun e klasifikimit.

Në Londër, Fulhami mposhti 3-1 Bournemouth. Për vendasit në fundin e sfidës për 16 minuta u aktivizua edhe Armando Broja, që ende nuk e ka një vend titullari. Në stol qëndroi Strakosha, me Brentford që fitoi 0-2 me Uolves. Tri pikë për "infarkt" edhe Tottenham, që mundi 2-1 Brighton. Goli i suksesit për Spurs u shënua nga Johnson në të 90+6 minutë.

Në "Etihad", Manchester City mundi 2-0 Evertonin jo pa mundime. Rikthimi pas 77 ditësh i Haaland ishte i duhuri për "Qytetarët", me norvegjezin që është një "makineri golash". U deshën 14 minuta kohë në pjesën e dytë që Haaland të shënonte dy gola dhe të shkonte në kuotën e 73 golave në 78 ndeshjet me Cityn.

Pas humbjes 3-1 nga Arsenali në Londër gjashtë ditë më parë, Liverpooli u rikthye te suksesi dhe për raundin e 24-t në Premier League mundi në "Anfield" 3-1 Burnleyn. Sfida nuk u diskutua nga të kuqtë, që kaluan në epërsi qysh në minutën e 31-të me Diego Jota. Më pas O'Shea ia doli që të barazonte në fundin e pjesës së parë. Fraksioni i dytë nisi mirë për djemtë e Klopp, që shënuan me Luiz Diaz dhe Nunez në minutat 52 dhe 79. Me 54 pikë, të kuqtë janë në vendin e parë të renditjes, dy pikë më shumë se Manchester City ndjekës. "Qytetarët" e Guardiolës kanë një ndeshje më pak.

Premier League, java 24:

E shtunë, 10 shkurt 2024

13:30 Manchester City 2-0 Everton

16:00

Fulham 3-1 Bournemouth

Liverpool 3-1 Burnley

Luton 1-3 Sheffield

Tottenham 2-1 Brighton

Uolves 0-2 Brentford

18:30 Nottingham 2-3 Newcastle

Renditja:

Ora 18:02
VIDEO/ Tripletë Burnleyt, Liverpool rimerr kreun e Premier League


Pas humbjes 3-1 nga Arsenali në Londër gjashtë ditë më parë, Liverpooli u rikthye te suksesi dhe për raundin e 24-t në Premier League mundi në "Anfield" 3-1 Burnleyn. Sfida nuk u diskutua nga të kuqtë, që kaluan në epërsi qysh në minutën e 31-të me Diego Jota. Më pas O'Shea ia doli që të barazonte në fundin e pjesës së parë. Fraksioni i dytë nisi mirë për djemtë e Klopp, që shënuan me Luiz Diaz dhe Nunez në minutat 52 dhe 79. Me 54 pikë, të kuqtë janë në vendin e parë të renditjes, dy pikë më shumë se Manchester City ndjekës. "Qytetarët" e Guardiolës kanë një ndeshje më pak.

 

 

Ora 16:22
VIDEO/ Dy gola për 14 minuta, Haaland rikthehet me dopietë! Man. City kalon 2-0 Evertonin

Në "Etihad", Manchester City mundi 2-0 Evertonin jo pa mundime. Rikthimi pas 77 ditësh i Haaland ishte i duhuri për "Qytetarët", me norvegjezin që është një "makineri golash". U deshën 14 minuta kohë në pjesën e dytë që Haaland të shënonte dy gola dhe të shkonte në kuotën e 73 golave në 78 ndeshjet me Cityn. "Qytetarët" janë në vendin e dytë në Premier league, me një ndeshje më pak se Liverpooli kryesues (+2).

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?