Foto ilustruese

Ulen shifrat COVID-19, 292 raste të reja dhe 4 humbje jete në 24 orët e fundit

18 Janar 2021, 16:44| Përditesimi: 18 Janar 2021, 17:21

  • Share

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tona ka pasur një rënie të rasteve të infektimeve ku nga 2343 testime të kryera dhe kanë rezultuar pozitivë 292 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 97 raste në Tiranë, 22 raste në Fier, 19 raste në Vlorë, 16 raste në Lushnje, 11 raste në Durrës dhe Lezhë, 10 raste në Kamëz, 9 raste në Elbasan, 8 raste në Berat, 7 raste në Kavajë, 6 raste në Shkodër, 5 raste në Tropojë, Sarandë, Delvinë, Prrenjas, 4 raste në Kurbin, Rrogozhinë, Mallakastër, Tepelenë, Divjakë, Gramsh, 3 raste në Krujë, Mirditë, Librazhd, Gjirokastër, Malësi e Madhe, Bulqizë, 2 raste në Mat, Përmet, Dibër, Kuçovë, 1 rast në Korçë, Has, Pukë, Skrapar, Poliçan, Këlcyrë.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 4 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Rrogozhina, 1 qytetar nga Mirdita të moshave 39-66 vjeç.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 417 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,870 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 282 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.  

COVID-19 – Statistika (18 Janar 2021)

Raste të reja ditore        292

Të shëruar në 24 orë     417

Të shtruar në spitale     282

Humbje jete në 24 orë   4

Testime ditore              2343

Testime totale            315,531

Raste pozitive             67,982

Raste të shëruara       40,870

Raste Aktive                25,831

Humbje jete                 1281

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            14976

Fier                 1947

Durrës           1427

Shkodër        1356

Vlorë              1032

Elbasan         1025

Lezhë          1013

Korçë             871

Berat              811

Dibër              499

Gjirokastër     486

Kukës             388

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?