Foto ilustruese

Përmirësohet situata epidemiologjike në Kosovë/ 267 raste dhe 1 viktimë në 24 orët e fundit nga COVID-19

18 Janar 2021, 15:23| Përditesimi: 18 Janar 2021, 15:26

  • Share

KOSOVË- Në Kosovë  gjatë 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 267 persona dhe është regjistruar 1 viktimë.

Në raport me ditën e djeshme numri i infektimeve dhe viktimave është ulur pasi dje janë raportuar 353 raste të reja dhe 5 persona kanë humbur jetën.

Numri i pacientëve të cilët janë shëruar nga virusi fatal gjatë 24 orët e fundit është 163.

Sipas ISHPK-së rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 56 raste, Podujevë 49 raste, Prizren 27 raste, Gjilan 23 raste, Pejë 17 raste, Gjakovë 15 raste, Mitrovicë 13 raste, Suharekë 11 raste, Fushë-Kosovë 11 raste, Vushtrri 7 raste, Lipjan 5 raste, Istog 4 raste, Obiliq 4 raste, Deçan 3 raste, Drenas 3 raste, Kamenicë 3 raste, Klinë 3 raste, Malishevë 3 raste, Ferizaj 2 raste, Rahovec 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Graçanicë, Kllokot dhe Shtime.

Rasti i vdekjes është nga komuna Ferizaj 1 rast (74 vjeç).

Numri total i infektimeve ka shkuar 56.118, ndërkohë që numri i viktimave është 1.411 në të gjithë vendi që nga fillimi i pandemisë, duke përfshirë edhe përditësimet e ditës së sotme.

Ministri i shëndetësisë Armend Zemaj disa ditë më parë dha lajmin shpresëdhënës, se Kosova bëri të mundur sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës anti-COVID  se ajo do të jetë falas për të gjithë qytetarët.

Ndërkohë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti ka siguruar se dozat e para të vaksinën do jenë në Kosovë në shkurt, duke shtuar se në plan do të synojë vaksinimin e 20 mijë vaksinave në ditë.

Dy ditë më parë qeveria kosovare ka aprovuar masave të reja anti-COVID të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?