Dita e 8, gjithsej 447 mjekë dhe infermierë kanë marrë vaksinën anti-COVID, Manastirliu: Vijojmë planin edhe për grupet e tjera (VIDEO)

18 Janar 2021, 14:05| Përditesimi: 18 Janar 2021, 18:05

  • Share

447 mjekë dhe infermierë, të cilët janë në ballë të luftës kundër COVID-19, kanë marrë deri tani dozën e parë të vaksinës Pfizer në Shqipëri.

Në nisje të javës së dytë të vaksinimit, e cila ka vijuar sot me 42 mjekë dhe infermierë, personel shëndetësor në pavionin COVID të Pediatrisë, ku trajtohen fëmijët e prekur nga COVID19, ka qenë e pranishme për inspektim edhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Nga “Air Albania” Manastirliu tha se do të vijohet me vaksinimin e kombinuar, sipas planit kombëtar të vaksinimit antiCOVID.

 “Do të vijojmë me administrimin e vaksinës sipas planeve tona, qoftë përsa i përket marrëveshjes me Pfizer dhe gjithashtu edhe marrëveshjes me Covax-in. Do të kemi një informacion më të detajuar për lëvrimin e dozave të Covax, shpresojmë brenda kësaj jave, për të vijuar pikërisht edhe me planin tonë të vaksinimit për kategoritë e riskuara, që janë mjekët dhe infermierët, gjithashtu me vaksinimin e të moshuarive në Shtëpitë e të Moshuarve si edhe me vaksinimin e kombinuar duke vijuar me të moshuarit mbi 75 vjeç”, tha Manastirliu.

Ndër mjekët që u vaksinuan sot ishte edhe drejtoresha e Pediatrisë, Gjeorgjina Kuli.

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?