VIDEO/ U gjet e vrarë poshtë Urës së Dajlanit në Durrës, arrestohen 2 autorët të vrasjes së Luljeta Prezës! Sherri pasi konsumuan bashkë kokainë (EMRAT)

Luljeta Preza u masakrua me thikë nga dy djem që bënin të njëjtën jetë rrugë, në kushtet e mbijetesës. Një ditë pas ngjarjes së rëndë tek Ura e Dajlanit, në lagjen nr. 13 Durrës policia arrestoi Aldo Brahimin dhe Ylli Grabovarin si autorë të dyshuar të krimit.

Luljeta, 32 vjeçe endej rrugëve pa shtëpi e pa familje. Natën e kalonte poshtë Urës së Dajlanit në Durrës. Rreth orës 01:00 të datës 2 gusht 2023 ajo u godit me thikë në brinjë dhe u la të vdiste në pellgun e  gjakut.

Autorët si dhe tre vajza që panë krimin u larguan, ndërsa trupi i pajetë i Luljeta Prezës u gjet pas 10 orësh, rreth orës 10:35, nga kalimtarë të rastit aty dhe ku u vra. 

Policia nisi hetimet dhe zbuloi se Luljeta është goditur me thika nga dy persona, pas një konflikti për motive të dobëta pasi autorët dhe viktima kishte konsumuar kokainë pikërisht poshtë "Urës së Dajlanit" në vendin ku u gjet trupi i pajetë dhe e gjithë skena është parë nga tre vajza, njëra prej tyre 15 vjeçe.

“ Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit Aldo Brahimi. dhe Ylli Grabovari, për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare).   Gjatë konfliktit, Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen Luljeta Preza, e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi” informoi sot policia e Durrësit.

Sherri pasi konsumuan kokainë
Për zbulimin e autorëve, hetuesit i ndihmoi dëshmia e dhjetëra anëtarëve të komunitetit rom që lypin e prostituojnë prej muajsh tek Ura e Dajlanit në sytë e Policisë Durrësit dhe institucioneve të tjera.
Nga hetimet ka rezultuar se Aldo Brahimi, 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Ylli Grabovari, 45 vjeç, banues në Durrës e kanë goditur 32-vjeçaren pas një sherri për motive të dobëta, në gjendje të droguar. 
Ndërsa 3 vajza, njëra vetëm 15 vjeçe po kështu kanë konsumuar kokainë në shoqërinë e tyre. Sot ato po ndiqen penalisht për moskallëzim krimi.

Dy të arrestuarit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, gjatë marrjes në pyetje nuk e kanë pranuar autorësinë, por hetuesit po punojnë për mbledhjen  e provave që implikojnë ata në vrasje, siç janë dhe analizat biologjike dhe shenjat e gishtërinjve.

Dëshmia: Sherri se s'u dha 2 mijë lekë 
Sipas dëshmive që i janë dhënë grupit hetimor, nga 3 vajzat që kanë parë ngjarjen bëjnë me dije se sherri ka qenë për 2 mijë lekë. Dy autorët ia kanë kërkuar 32 vjeçares për të blerë ushqime por ka refuzuar. Në fillim e kanë goditur me grushte dhe më pas e kanë qëlluar me thikë e kanë ikur, mëson Report Tv.

Operacioni u kodua "Deluzion". Dy të arrestuarit akuzohen për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Ora 17:49
Vrasja e 32-vjeçares në Durrës, Drejtori i policisë: Kemi në fokus të veçantë frenimin e fenomenit të shfrytëzimit të prostitucionit

 

Drejtori i policisë së Durrësit, Skënder Hitaj ka dhënë sot një konferencë për shtyp sa i takon vrasjes së 32-vjeçares në Durrës.

Ai tha se është bërë në kohë rekord identifikimi dhe arrestimi i dy autorëve të ngjarjes, Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.

Po ashtu janë proceduar penalisht edhe 3 shtetase, të cilat kanë qenë të pranishme në momentin e krimit, por nuk e kanë kallëzuar atë deri në momentin që janë shoqëruar në polici.

Hitaj shton, se pas kësaj ngjarje të rëndë, vëmendja ndaj këtij fenomeni do të jetë e shtuar.

“Nga veprimet e thelluara hetimore , nën drejtimin e Prokurorisë Durrës, u bë dokumentimi i plotë i ngjarjes. U përcaktua qartë mekanizmi dhe roli i personave të përfshirë në të.

U bë e mundur identifikimi dhe kapja e autorëve në kohë rekord. Ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për tre shtetase të tjera, njëra prej tyre e mitur.

Këta shtetase deri në momentin e shoqërimit në polici, nuk e kishin kallëzuar krimin.

Shprehim vendosmërinë se nisur nga kjo ngjarje e rëndë do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë këtij fenomeni.” tha ai

Ora 16:53
Vranë 32-vjeçaren dhe e trupin ia lanë në shkurret e Urës së Dajlanit në Durrës, Report Tv siguron foton e 2 autorëve

1691074344_as.jpg

Report Tv ka siguruar fotot e 2 autorëve që vranë 32-vjeçaren Luljeta Preza, Aldo Ibrahimi dhe Ylli Grabovari.

Policia e Durrësit nisi hetimet pasi gjeti trupin e pajetë të të resë poshtë urës. Nga hetimet zbuloi se Luljeta është goditur me thika nga këta dy persona, pas një konflikti për motive të dobëta. Autorët dhe viktima kishte konsumuar kokainë pikërisht poshtë "Urës së Dajlanit" në vendin ku u gjet trupi i pajetë dhe e gjithë skena është parë nga tre vajza, njëra prej tyre 15 vjeçe.

Ora 13:54
U vra poshtë urës së Dajlanit, zbardhen detaje nga dëshmitë: Sherri nisi për 2 mijë lekë që Luljeta nuk ia dha

1691051146_page.jpg

Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Luljeta Prezës, 32 vjeçares e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit në Durrës.

Sipas dëshmive që i janë dhënë grupit hetimor, nga 3 vajzat që kanë parë ngjarjen bëjnë me dije se sherri ka qenë për 2 mijë lekë. Dy autorët ia kanë kërkuar 32 vjeçares për të blerë ushqime por ka refuzuar. Në fillim e kanë goditur me grushte dhe më pas e kanë qëlluar me thikë e kanë ikur, mëson Report Tv.

Tre vajzat mes tyre dhe një 15 vjeçare do të hetohen në gjëndje të lirë për moskallëzim krimi.

Nga hetimet rezultoi se 32-vjeçarja është konfliktuar me dy autorët për motive të dobëta pasi kishin konsumuar lëndë narkotike kokainë së bashku.

Dy të arrestuarit Aldo Brahimi dhe Ylli Grabovari, kanë mohuar akuzat.

Ora 11:38
Vrasja e Luljeta Prezës, autorët dyshohet se shfrytëzonin vajzat poshtë urës së Dajlanit në Durrës

 

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se Aldo Brahimi  dhe Ylli Grabovari të arrestuar si autorë të dyshuar të vrasjes së Luljeta Prezës dyshohet se shfrytëzonin gratë dhe vajzat që qëndronin poshtë urës së Dajlanit.

32 vjeçarja është goditur disa herë me thikë në brinjë pas një konflikti nën efektin e kokainës.

Dy autorët nuk e kanë pranuar krimin por janë dëshmitë e personave që kanë qenë aty që kryqëzojnë  22 vjeçarin nga Lushnja dhe 45 vjeçarin nga Durrësi, informon gazetari i Report TV, Aldo Mustafa.

 

Ora 11:01
U gjet e vrarë poshtë urës së Dajlanit, tre vajza panë krimin! Dy të arrestuarit e mohojnë

1691051030_durresarrestimluljetapreza.jpg

Tre vajza, mes tyre dhe një 15 vjeçare ka parë konfliktin e ndodhur nën efektin e kokainës dhe që ka përfunduar në vrasjen e Luljeta Prezës. Trupi i pajetë i 32 vjeçares u gjet  poshtë urës së Dajlanit paraditen e 2 gushtit 2023.

Gjatë pasdites së djeshme policia mori  në pyetje mbi 25 persona të cilët kishin njohje me viktimën si dhe me personat që ajo qëndronte më shumë.

Burime nga policia bëjnë të ditur se janë siguruar dëshmi të cilat janë marrë me regjistrim me kamera dhe që vërtetojnë se Aldo Brahimi  dhe Ylli Grabovari janë autorësinë e krimit. 
Vetë të arrestuarit nuk e kanë pranuar krimin, mëson gazetari i Report TV, Artur Korriku. 

Gjithashtu gjatë hetimeve do të realizohen dhe analizat biologjike dhe daktiloskopike.

Ora 10:22
VIDEO/Vrasja e 32-vjeçares në Durrës, arrestohen dy autorët! Policia: Kishin konsumuar kokainë

Policia ka arrestuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së 32-vjeçares në Durrës, Luljeta Preza. Ndërkohë, në hetim janë vënë edhe tre gra të tjera të cilat kanë qenë të pranishme në momnetin e ngjarjes, ku dy personat e kanë vrarë 32-vjeçaren. Në pranga kanë rënë Aldo Ibrahimi, 22 vjeç, dhe Ylli Grabovari, 45 vjeç. Policia thotë se kur ka ndodhur ngjarja të gjithë kanë konsumuar kokainë. 

Njoftimi i plotë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Deluzion”, për zbardhjen e  rrethanave të vrasjes së 32-vjeçares, e cila u gjet e pajetë poshtë urës së Dajlanit, paraditen e djeshme.  Vranë me mjet prerës (thikë), 32-vjeçaren, pas një konflikti për motive të dobëta me të, në vendin ku u gjet trupi i pajetë, identifikohen në kohë rekord, kapen dhe vihen në pranga 2 autorët e dyshuar.  Procedohen penalisht 3 shtetase që kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, për moskallëzim të krimit. 

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se 32-vjeçarja, 2 autorët e vrasjes dhe 3 shtetaset e proceduara, gjatë ngjarjes së ndodhur poshtë urës së Dajlanit, kanë qenë nën efektin e lëndëve narkotike.   Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit, kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për zbardhjen e rrethanave të humbjes së jetës së shtetases L. P., 32 vjeçe, trupi i së cilës u gjet poshtë urës së Dajlanit, ditën e djeshme, rreth orës 10:35.

Si rezultat i veprimeve hetimore të kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Deluzion”, u bë e mundur zbardhja e rrethanave të kësaj ngjarjeje, identifikimi, kapja dhe vënia në pranga në kohë rekord, e 2 autorëve të dyshuar të saj. Në vijim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga shtetasit A. B., 22 vjeç, banues në Lushnjë dhe Y. G., 45 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim.

Nga hetimet e thelluara të kryera menjëherë pas ngjarjes, rezultoi se rreth orës 01:00 të datës 02.08.2023, poshtë urës së Dajlanit, Durrës, 32-vjeçarja është konfliktuar me shtetasit A. B. dhe Y. G., për motive të dobëta (pasi kanë konsumuar lëndë narkotike kokainë, së bashku me shtetaset B. S., M. M. dhe me një 15-vjeçare). Gjatë konfliktit, shtetasit A. B. dhe Y. G. kanë goditur me mjet prerës (thikë) shtetasen L. P., e cila si pasojë ka humbur jetën në vendin ku iu gjet trupi.

Gjithashtu, për këtë rast u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetaset B. S., 28 vjeçe, M. M., 26 vjeçe dhe për 15-vjeçaren, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi kanë qenë prezente gjatë ngjarjes, por asnjëra nuk ka kallëzuar në Polici. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Ora 17:32
Vrasja e Luljeta Prezës poshtë urës së Dajlanit, vë në lëvizje policinë e Durrësit! Aksion kundër prostitucionit dhe fenomenit të lypjes

1691076998_policiadurres.jpg

Vrasja e 32 vjeçares Luljeta Prezës ka vënë në lëvizje policinë e Durrësit. Drejtori i policisë së Durrësit Skënder Hitaj deklaroi se ka nisur një plan masash për kontrolle në zonat me risk të lartë ku janë të pranishme fenomenet e lypjes dhe shfrytëzimit të prostitucionit për qëllime fitimi.

Shprehim vendosmërinë se nisur nga kjo ngjarje e rëndë do t’i kushtohet një vëmendje e veçantë këtij fenomeni”-u shpreh Skënder Hitaj pasditen e sotme ku zbuloi dhe se është zbuluar mekanizmi dhe autorët e krimit.

Gjatë kësaj periudhe janë kryer 15 operacione për rastet e lypjes, për veprën penale “Keqtrajtimi i të miturve” dhe janë proceduar penalisht 15 persona, kryesisht prindërit dhe kujdestarët e tyre, si dhe u është dhënë ndihma 42 fëmijëve, të cilët janë kthyer në banesat e tyre, së bashku me familjarët.

 

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Elton: 04/08/2023 00:03

    Ahhh iu qm arixhinj po a vritet njeriu për 20mi lek???

    Përgjigju
  • Bledi: 03/08/2023 22:49

    Ky komisariati i Durrësit kot fare qe ekziston , nuk mbaj mend te kene bere naj pune

    Përgjigju
  • Alban: 03/08/2023 22:12

    Apapapapapapa ca pune shkelqyer qe behet ne Durres, sidomos ne Port apo ne tek Kontinieret behet nami pastaj mos flas per nivelin e policise ne terren, a mortja ketij vendi qe nuk permbyset njehere e te mos ngel asnje nga keta ...

    Përgjigju
  • Lushka: 03/08/2023 19:14

    Aman keto te shtetit fenomenin do luftojne... me fjale e keni liftuar gjithe keto vite asgje konkrete ore te degjeneruar... sa ka si kjo qe do humbin jeten qe ndjese paste ndodh fenomeni e denoni ju me deklarata edhe me vepra asgje... mbeturina mediatike si politikane e punonjes se policis...

    Përgjigju
  • TIMI: 03/08/2023 17:03

    SA SHPEJT I KAPNI KETO LECKAMANET JU TE TJERET JU BEJNE ZBOR JAHAHAH

    Përgjigju
  • Or tej: 03/08/2023 16:32

    Me kokaine qysh 15 vjeca or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • Artan: 03/08/2023 14:20

    Enver hoxha ku je se ky popull do denimin me vdekje.

    Përgjigju
  • Scutari: 03/08/2023 13:07

    Bravo Skender Hita! Polici më i suksesshëm në vend!

    Përgjigju
  • Mergimtari: 03/08/2023 12:58

    Filloj aludimi.Kane qene te droguar!Po keta droguarit pse nuk vrane veten por ate?

    Përgjigju
  • Niku: 03/08/2023 12:02

    Bravo policia....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?