Luljeta Preza

Vrasja e 32-vjeçares në Durrës, deputetja demokrate: Policia dhe shoqëria ka dështuar! Sa gra të tjera kanë frikë të denoncojnë dhunën?

3 Gusht 2023, 10:16| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 10:41

  • Share

Deputetja demokrate Merita Bakiu ka reaguar pas vrasjes së 32-vjeçares në Durrës, e cila u gjet e vdekur poshtë urës së Dajlanit. Bakiu thotë se ngjarje të tilla tregojnë se si ka dështuar shoqëria, drejtësia e Policia.

Ajo i bën thirrje sistemet të drejtësisë që mos të japin vendime të anuara apo mos të vonojnë vendimet për dhunën ndaj grave. Bakiu shkruan se vrasja e grave në vendin tonë është një lajm që përsërit ndërsa ngre zërin për të tjera gra që kanë frikë të reagojnë e të denoncojnë për dhunën që iu ushtrohet.

“Vrasja e grave në këtë vend është veçse lajm që përsëritet dhe nuk mbetet aktual mbi dy ditë. Është drithëruese dhe keqardhëse. Është trishtuese dhe ulëritëse për shoqërinë e familjen. Për një nënë sot jeta nuk do të jetë më e njëjtë... Një grua tjetër diku aty në mesin tonë e cila dhunohet dhe ka frikë të reagojë e denoncojë do të flejë e shqetësuar me mendimin se nesër edhe ajo mund të ketë të njëjtin fat.

Thirrje sistemit të drejtësisë për më shumë kujdes, përgjegjësi e profesionalizëm; për të mos pasur vendime të anuara e të motivuara apo vonesa të paarsyetuara që prodhojnë viktima e dhunues. Ngjarje të tilla tregojnë se ka dështuar shoqëria, drejtësia, Policia, institucionet. Ngushëllime familjeve të viktimave. Zoti ua lehtësoftë dhimbjen”, shkruan Bakiu.

Luljeta Preza, 32-vjeçe, u gjet e pajetë një ditë më parë në urën e Dajlanit. Preza dyshohet se është abuzuar seksualisht dhe më pas është vrarë me thikë.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lushka: 03/08/2023 11:03

    O merita bakiu po vrasje ndodhin ne gjithe boten ylli ska perjashtime. Mos u kapni me nje rast por te ishit me ndergjegjie te paster iknit e dilnit shikonit se si kjo e ndjera jan me tonelate ne vendin tone edhe mos shfaq keqardhje fare se keshtu eshte ketu edhe mos e ngrej zerin si deputete kur ndodh nje fenomen per te pasur pak audience por beni detyren ai humaniste si nje femer edhe si nje deputete e mos denoni akte nga telefoni por live para parlamentit.

    Përgjigju
    • Toni: 03/08/2023 19:19

      Lushka jam plotesisht dakort por kush ka kellqe ketu te merret me shtresen e ulet... keta jan jasht standartit njeresor keto duan ufo te merren se njerezit le te vdesin edhe ne shqiperi ska vlere fare jeta

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?