Luljeta Preza, viktima që u gjet e vrarë poshtë urës së Dajlanit

Luljeta Preza! Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori

3 Gusht 2023, 00:18| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 00:35

  • Share

Luljeta Preza!
32 vjeçe. Me një jetë të tmerrshme.

E vetmja pasuri e saj, trupi. Që ja blinin poshtë urës së Dajlanit burrat e orëve të vona. Kacidhe që i përdorte me pas për drogë dhe ushqim rruge. Një copë kartoni ish streha e saj shtruar mes dheut dhe gjymtyrëve që muajt e fundit po e linin. Lëvizte këmba doras së fundmi, me shumë zvarritej sesa ngulte këmbët. Thoshte që e kishin përplasur me makinë. Nuk shkoi kurrë në spital. Njëherë vodhi portofolin e njërit prej klienteve, u bë zhurmë e madhe.

Të gjithë e shfrytezuan, jo vetem tutori; një maskara në periferi që e rrihte duke kërkuar shumë e më shumë derisa i shoi cdo gjë njerëzore. Një tjetër e një tjetër që vetëm ndryshonte emrin e fytyrën nga ai maskarai

Atje tek Ura e Dajlanit, ajo një grua e destinuar për të jetuar sa në barake, e sa në mes të katër rrugëve.
E destinuar për tu bërë ose lypëse, ose shitëse trupi.

Gratë si ajo thuajse nuk ekzistojnë. Kur udhëton drejt jugut apo kalon atje do ti shikosh tek ecin aq dukshëm të shkatërruara, aq dukshëm duke jetuar në mes të një asgjëje të madhe. Zero shanse për tu ringritur.

Për gra si ajo që ju shiten në fakt burrave , vrasja e tyre po nga një dore e tillë , është një krim që ka kohë që ka ndodhur.
Për gratë si ajo të thonë me çudi “Po me pyet për jetën e një prostitute????”

E qëlluan me dy thika ne brinjë, ja lanë aty në baltë vdekjes që mbase ajo e priste.
Për ironi quhen Luljeta.

Sa emër të bukur të kishte!

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • LOTI: 03/08/2023 19:58

    Te ulerish eshte pak o meshkuj perbindsha o kohe e ndyre, ah se harrova, rrofte kapitalizmi, rrofte demokracia ????????????

    Përgjigju
  • Tata: 03/08/2023 10:39

    Te jetosh eshte zanat i veshtire dhe jo te gjithe e njohin. Njeriu zgjedh kur ka mundesi,por jo ne nje shoqeri ku leku eshte zoti i te gjitheve. Do kete kurdo e kudo luljeta,ky eshte vetem fillimi,sepse shkoqja e shoqerise ne individe,shkaterron vleren themelore,lidhjet njerezore. Nuk ka lidhje te tilla ne kapitalizem ku me i dobeti mbeshtetet ke familja apo shoqeria. Lemosha mbetet vetem per keta njerez,mbijetesa e asgje tjeter Ka miliona te tille ne vendet E ZHVILLUARA QE QUHEN SOT,POR UNE I QUAJ MISHNGRENESE TE VERTETE

    Përgjigju
  • Arioni: 03/08/2023 06:06

    Nuk po dal tek paragjykimet sa tek ana ekonomike dikur i kishe ne pun femrat sot shteti i nënvlerësoi cfar mund te ket me shumë nga kjo nje sekretare ne ministri nje zanat kan kjo per buken e gojes se nuk ka përkrahje dhe ndihm kurse Sekretarja behet drejtoresh,shtet qe nuk e njeh te drejten e gruas polici qe te percmon ,njerez qe flasin pa e dit kesaj ju rehatuan kockat ,pushtetaret mos vefshin hajer .

    Përgjigju
  • illyrian: 03/08/2023 00:40

    E gjora , 32 vjece , sa e vuajtur ne fytyre. Do prehet ne parajse. Zoti i gjithesise do ndeshkoj keqberesit. cfare fatkeqsie

    Përgjigju
    • Timo: 03/08/2023 11:01

      Zoti, s’i ndeshkon! Shpresojme tek Drejtesia!

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?