Europa dhe Conference League

Sot shorti i Europa dhe Conference League, gjithçka duhet të dini për fazën e 1/8! Rivalët e Milanit dhe Romës

23 Shkurt, 10:25| Përditesimi: 23 Shkurt, 10:27

  • Share

Në Nyon të Zvicrës hidhet sot shorti për fazën e 1/8 në Europa League dhe Conference League (13:00). Duke filluar nga ora 12:00 goglat do përzihen për Europa League, aty ku Roma dhe Milan tanimë kanë mësuar se mund të kenë përballje të forta.

Fituesit që dolën nga faza e grupeve të Europa League tanimë kanë mësuar edhe tetë rivalët e mundshëm nga faza play-off. Ndër rregullat e vendosur nga UEFA për këtë fazë është edhe se skuadrat nga një Federatë nuk mund të përballen mes tyre. Gjithashtu fituesit e grupeve i luajnë ndeshjet e kthimit në shtëpi.

16 skuadrat e kualifikuara janë ndarë në dy vazo. Në vazon e parë janë kokat e grupeve, ndërsa në vazon e dytë të kualifikuarat e mbrëmjes së të enjtes. Formati është i zakonshmi; ndeshje vajtje-ardhje, pa rregullin e golave ​​në fushë kundërshtare. Në rast barazimi pas 180 minutash, do të zhvillohet koha shtesë.  Nëse nuk mjaftojnë, do të gjuhen penalltitë.

Milani dhe Roma, që vijnë nga play off-i, rrezikojnë të përplasen me skuadrat më të forta si Liverpool, Leverkusen, Brighton, Rangers, West Ham dhe Villarreal.

Ndeshja e para të fazës së 1/8-ave do të luhen më 7 mars, ndërsa takimet e kthimit një javë më vonë, pra më 14 mars.

Europa League

Fitueset e grupeve

Atalanta (ITA)

Brighton (ENG)

Leverkusen (GER)

Liverpool (ENG)

Rangers (SCO)

Slavia Praha (CZE)

Villarreal (ESP)

West Ham (ENG)

Skuadrat që fituan play off-in

AC Milan (ITA)

Benfica (POR)

Freiburg (GER)

Marseille (FRA)

Qarabağ (AZE)

Roma (ITA)

Sparta Praha (CZE)

Sporting CP (POR)

 

Conference League

Fitueset e grupeve

Aston Villa (ENG)

Club Brugge (BEL)

Fenerbahçe (TUR)

Fiorentina (ITA)

LOSC Lille (FRA)

Maçabi Tel-Aviv (ISR)

PAOK (GRE)

Viktoria Plzeň (CZE)

Skuadrat që fituan play off-in

Ajax (NED)

Dinamo Zagreb (CRO)

Maccabi Haifa (ISR)

Molde (NOR)

Olympiacos (GRE)

Servette (SUI)

Sturm Graz (AUT)

Union SG (BEL)

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?