Olympiacos feston golin e El Kaabi

Conference League/ Ajaxi e bën dramë, Frankfurti për turp! Olympiacos në raundin tjetër

23 Shkurt, 10:11| Përditesimi: 23 Shkurt, 10:12

  • Share

Conference League ka mësuar edhe tetë skuadrat e kualifikuara pas ndeshjeve të kthimit play-off. Në Norvegji, Bodo Glimt humbi 1-2 me Ajax dhe janë gjigantët holandezë që kalojnë më tej.

Në Kroaci, Dinamo e Zagrebit barazoi 1-1 kundër Betis dhe falë fitores 1-0 në Spanjë janë ballkanasit që kalojnë më tej. Paraqitje e shkëlqyer e Arbër Hoxhës te Dinamo Zagreb.

Në Frankfurt, Eintrachti humbi 1-2 kundër Royale Union dhe eliminohet nga gara, ndërsa Olympiacos fitoi 0-1 kundër Ferencvaros dhe merr një biletë për më tej.

Tetë skuadrat që do mësojnë rivalët në shortin e sotëm në orën 13:00 të ardhur nga faza play-off janë: Ajax, Dinamo Zagreb, Servette, Royale Union, Olympiacos, Molde dhe Sturm Graz.

Rezultatet:

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?