Europa League/ Milani humbje 'të ëmbël', Roma fiton me penallti kundër Feyenoord! Skuadrat e kualifikuara pas play-off

23 Shkurt, 09:57| Përditesimi: 23 Shkurt, 12:46

  • Share

Europa League zhvilloi ndeshjet e kthimit për fazën e 1/16 play-off dhe tanimë janë mësuar tetë skuadrat e radhës që kalojnë më tej dhe sot do mësojnë rivalët në shortin e hedhur nga UEFA.

Në Francë, Rennes fitoi 3-2 kundër Milanit, por paçka kësaj kuqezinjtë e Piolit kalojnë më tej edhe pas fitores 3-0 në ndeshjen e parë. Në Itali, Roma ia doli që të kalojë Feyenoord. Pas barazimit 1-1 në 120 minuta dhe ndeshjes së parë po 1-1, Roma kaloi pas penalltive. Lukaku gaboi 11 metërshin te Roma, por portieri Svilar ishte heroi i Romës me dy penallti të pritura.

Një biletë për më tej e marrin edhe Freiburg, Qarabag, Benfica, Marseille, Sporting Lisbone dhe Sparta e Pragës.

Çekët kaluan 4-1 Gallatasaray dhe heronjtë e vendasve ishin dy shqiptarët, Qazim Laçi dhe Indrit Tuci. Laçi asistoi në një nga golat, teksa Tuci shënoi golin e dytë dhe asistoi.

Sot në 12:00 skuadrat do mësojnë edhe rivalët në shortin që do hidhet në Nyon të Zvicrës.

Rezultatet:

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?