Rama në fshatin ku s’ka asnjëherë drita, i kthehet i habitur Tërmet Peçit: Pse s’ka energji këtu? Do ta gjejmë patjetër një mundësi

5 Shkurt 2021, 18:41| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 22:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama ishte sot në fshatin Rexhinë të Tepelenës, në bujtinën e një banori, por ai është habitur pas ankesave të sipërmarrësit se në këtë zonë ka mungesë të energjisë elektrike.

Pasi Rama është ulur në tryezë bashkë me kryetarin e Bashkisë Tërmet Peçi dhe ministrin Bledi Çuçi, sipërmarrësi i është ankuar për energjinë elektrike në fshat, e cila sipas tij ka munguar gjithnjë dhe ka qenë një problem për qytetarët.

I habitur Rama i është drejtuar kreut të Bashksië dhe më pas i premtoi Z.Jaho se do të bëjë çmos të sjellë energjinë elektrike, pasi aty funksionojnë vetëm me panele diellore dhe gjeneratorë.

Pjesë nga biseda:

Rama: Po pse s’ka energji këtu?

Peçi: Po s’ka, se s’ka lidhje ndaj...

Rama: S’ka pasur asnjëherë apo...?

Peçi: Jo.

Rama: As në kohën eee...?

Z.Jaho: Jo jo, vetëm me gjeneratorë dhe panele.

Rama: Do bëjmë çmos...

Z.Jaho: Themi që do ecim përpara.

Rama: Këtu është një mrekulli dhe këtë mrekulli do e kthejmë në burim paraje për njerëzit. Do ta bëjmë dhe këtë punën e dritave, do ta gjejmë patjetër.

Z.Jaho: Me panele e kemi tani. Dimri është i vështirë këtu. Se vete bora 2 metra, dhe sot e fat se qe diell dhe kishte energji se ndryshe do ishim me gjeneratorë, dhe kosto rritet

Ora 22:07
'Parajsa e Nivicës', Rama hedh foto ulur këmbë kryq në natyrën e bukur të Tepelenës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një tur vizitash në Tepelenë.

Pak më parë ai ka publikuar një foto nga Nivica, ku shihet i ulur këmbë kryq duke shijuar natyrën e bukur të këtij fshati.

Larg situatës politike, me këmbët kryq dhe buzë ujit, Rama në foton e publikuar shkruan “Parajsa e Nivicës”.

Ora 20:46
'T'u bëftë dita 1000', Rama pritet me këngë polifonike në Salari të Tepelenës

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tur vizitash sot në Tepelenë, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tërmet Peçi dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Gjirokastrës, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Kur ka shkuar në Salari për inagurimin e rrugës Tepelenë-Salari, aty është pritur me këngë nga grupi polifonik i zonës.

“Ne këtej nga anët tona, për ju kemi një urim, le të thonë çfarë të duan, juve u bëftë dita 1000”, thuhej ndër të tjera në tekstin e këngës.

Kjo zonë tha Rama do të shpërthejë ekonomikisht.

"Më në fund ajo ëndrra e daljes në det nga maja më e lartë deri në Borsh u bë realitet. Kjo zonë do shpërthejë ekonomikisht nga shpërthimi i agroturizmit duke u bazuar te shtëpitë e vjetra, natyra, traditat, trashëgimnia në blegtori dhe te polifonia. Ka filluar ndryshimi por jemi ende në fillime", tha Rama.

Ora 19:12
Rama inspekton rrugën që do lidhë Labërinë e Sipërme me Himarën: Kjo është rrugë përrallore, përfundon brenda sezonit të verës

Kantieret e dy akseve Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç pritet të përfundojnë brenda sezonit të verës.

Ky lajm është bërë me dije gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, sot në këtë zonë i cili ka theksuar se me përfundimin e këtyre akseve, do të mundësohet gjatë sezonit të verës ëndrra e vjetër e lidhjes së Labërisë së Sipërme me bregun e Himarës.

"Në kantieret e dy akseve Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç, të cilat po shkojnë drejt përfundimit, duke mundësuar gjatë sezonit të verës ëndrrën e vjetër të lidhjes së Labërisë së Sipërme me bregun e Himarës", thotë Rama.

"Kjo është rrugë përrallore. Është përrallore si udhëtim, si peisazh, është fantastike", vijoi kryeministri mes të tjerash, gjatë bisedës me drejtuesit e punimeve të cilët theksuan se pritet që punimet të përfundojnë brenda muajit mars.

Komento

Komente

  • Rapatushi ta mushi: 06/02/2021 14:31

    Edi Rama jeburri më i madh i kombit Shqiptar jeGJIGAND hec përpara Edi malokët le të lefin hum hum hum hum le tē han një cop të madh tum. Ti ngelesh Gjigand o Edi Rama që lylit do tja rrasësh e do ja plasësh lyl glasës.

    Përgjigju
  • Guri: 06/02/2021 01:02

    Po S'ka energji aty o rama,,se i vjedh ti leket o shkerdhate ,,,bashke me ate hajdutin vlonjat ahmetaj.....

    Përgjigju
  • Abas: 06/02/2021 00:27

    Per dritat te kenu turp se ka pasur qe kohen e Ruçit

    Përgjigju
  • Alb: 06/02/2021 00:19

    Jo ,jan mashtrime qe priteshin ngaqe erdhi vaxina e verteta e ketij genocidi do dal shpejt

    Përgjigju
  • Blerina: 06/02/2021 00:14

    Ne kohene zotit Enver kishte drita dhe zoti Abas Bardhi e drejtonte Kurvelesin perpara Rames

    Përgjigju
  • Dolli'bashi: 05/02/2021 20:56

    Po i madhi Rama,e meritonte një Cjap në hell me arapashin,e revaninë ,mee një gotë raki mareje e ujë të kulluar..

    Përgjigju
  • Paç uratën!: 05/02/2021 20:52

    Aty afër ke dhe Fshatin e gruas së Lul Bashës,ajo është Vertet Zemra Labërisë me Njerëz Fisnike,aty u rrit edhe Ali Pashai në stanet e dhive të Bolenasve bujarë e trima! Kujtoj Bolenasit sportistët si Bejkush Birçe,Perlat Musta,Alban Bushi etj

    Përgjigju
    • Nazif: 07/02/2021 05:58

      Dryyyy Ata te futbollit eeee.Po e paska parur m

    • Kafexhiu: 05/02/2021 21:23

      E ke gabim. Eshte nga hollanda nusja LB.

  • Çipini: 05/02/2021 19:53

    Aty je në Zemrën e Labërisë.., aty nga është me origjinë edhe Anna Bolena e Anglisë..,prandaj quhej Rexhina (mbretëresha

    Përgjigju
    • Alb: 06/02/2021 00:21

      Rugjina me sakte mbreteresha e laberise

  • Lexues: 05/02/2021 19:27

    Ne kohen eeee, me gjeneratore dhe panele???

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?