Rama inspekton rrugën që do lidhë Labërinë e Sipërme me Himarën: Kjo është rrugë përrallore, përfundon brenda sezonit të verës

5 Shkurt 2021, 19:12| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 19:19

  • Share

Kantieret e dy akseve Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç pritet të përfundojnë brenda sezonit të verës.

Ky lajm është bërë me dije gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama, sot në këtë zonë i cili ka theksuar se me përfundimin e këtyre akseve, do të mundësohet gjatë sezonit të verës ëndrra e vjetër e lidhjes së Labërisë së Sipërme me bregun e Himarës.

"Në kantieret e dy akseve Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç, të cilat po shkojnë drejt përfundimit, duke mundësuar gjatë sezonit të verës ëndrrën e vjetër të lidhjes së Labërisë së Sipërme me bregun e Himarës", thotë Rama.

"Kjo është rrugë përrallore. Është përrallore si udhëtim, si peisazh, është fantastike", vijoi kryeministri mes të tjerash, gjatë bisedës me drejtuesit e punimeve të cilët theksuan se pritet që punimet të përfundojnë brenda muajit mars.


Lajmi kryesor:

Rama në fshatin ku s’ka asnjëherë drita, i kthehet i habitur Tërmet Peçit: Pse s’ka energji këtu? Do ta gjejmë patjetër një mundësi


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?