'T'u bëftë dita 1000', Rama pritet me këngë polifonike në Salari të Tepelenës

5 Shkurt 2021, 20:46| Përditesimi: 5 Shkurt 2021, 20:56

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tur vizitash sot në Tepelenë, i shoqëruar nga kryetari i Bashkisë Tërmet Peçi dhe drejtuesi politik i PS për qarkun e Gjirokastrës, ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.

Kur ka shkuar në Salari për inagurimin e rrugës Tepelenë-Salari, aty është pritur me këngë nga grupi polifonik i zonës.

“Ne këtej nga anët tona, për ju kemi një urim, le të thonë çfarë të duan, juve u bëftë dita 1000”, thuhej ndër të tjera në tekstin e këngës.

Kjo zonë tha Rama do të shpërthejë ekonomikisht.

"Më në fund ajo ëndrra e daljes në det nga maja më e lartë deri në Borsh u bë realitet. Kjo zonë do shpërthejë ekonomikisht nga shpërthimi i agroturizmit duke u bazuar te shtëpitë e vjetra, natyra, traditat, trashëgimnia në blegtori dhe te polifonia. Ka filluar ndryshimi por jemi ende në fillime", tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në fshatin ku s’ka asnjëherë drita, i kthehet i habitur Tërmet Peçit: Pse s’ka energji këtu? Do ta gjejmë patjetër një mundësi


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?