GOLAT/ Manchester City është i frikshëm, Tottenham fitore me zemër! Liverpooli 'shkërmoq' 4-1 Chelsean dhe vijon kryesimin, Broja në stol

1 Shkurt, 10:15| Përditesimi: 1 Shkurt, 16:39

  • Share

Premier League në Angli është në raundin e 22-të. Liverpooli fitoi 4-1 kundër Chelseat dhe vijon kryesimin, teksa Tottenham mori tri pikë me vështirësi në shtëpi duke mundur 3-2 Brentfordin. Në "Etihad", Manchester City mposhti 3-1 Burnleyn.

Dueli i "Anfield" mes Liverpoolit dhe Chelseat pa të kuqtë e Klopp të fitonin 4-1 në një ndeshje që nuk u vendos asnjëherë në diskutim. Kryesuesit e Premier League shënuan dy herë në pjesën e parë me Diego Jota dhe Bradley, teksa Nunez humbi edhe një penallti. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Szoboszlai dhe Diaz vulosën tri pikët e Liverpool, para se Nkunku të gjente golin e "flamurit" për Blutë. Te Chelsea në stol për 90 minuta qëndroi Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që është lidhur me një largim nga ekipi në orët e fundit të merkatos së dimrit. Për t'u evidentuar edhe katër shtyllat e Nunez. 

Në "Etihad", Manchester City u argëtua dhe fitoi 3-1 me Burnley. Dueli i 22-të këtë sezon në Premier League foli për djemtë e Guardiolës, që shënuan me Julian Alvarez në minutat 16-të dhe 22. Në golin e dytë pasimi i De Bruyne ishte fantastik. Ndërkohë që Rodri në minutën e 46 "vuloi" gjithçka. Në fundin e ndeshjes Al Dakhil shënoi golin e vetëm te miqtë.

Premier League, java 22:

E mërkurë:

Manchester City 3-1 Burnley

Tottenham 3-2 Brentford

Liverpool 4-1 Chelsea

Renditja:

Ora 10:16
VIDEO/ Gjashtë minuta deçizive, Man. City 'likuidon' 3-1 Burnleyn

Në "Etihad", Manchester City u argëtua dhe fitoi 3-1 me Burnley. Dueli i 22-të këtë sezon në Premier League foli për djemtë e Guardiolës, që shënuan me Julian Alvarez në minutat 16-të dhe 22. Në golin e dytë pasimi i De Bruyne ishte fantastik. Ndërkohë që Rodri në minutën e 46 "vuloi" gjithçka. Në fundin e ndeshjes Al Dakhil shënoi golin e vetëm te miqtë. Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 46 pikëve dhe me një ndeshje më pak mban vendin e dytë, me pesë pikë pas kryesuesve të Liverpool.

Ora 10:15
Fitore titulli, Liverpooli 'poker' Chelseat! E turpëron 4-1, Broja nuk preferohet (VIDEO)

Dueli i "Anfield" mes Liverpoolit dhe Chelseat pa të kuqtë e Klopp të fitonin 4-1 në një ndeshje që nuk u vendos asnjëherë në diskutim. Kryesuesit e Premier League shënuan dy herë në pjesën e parë me Diego Jota dhe Bradley, teksa Nunez humbi edhe një penallti. Në fraksionin e dytë të ndeshjes, Szoboszlai dhe Diaz vulosën tri pikët e Liverpool, para se Nkunku të gjente golin e "flamurit" për Blutë. Te Chelsea në stol për 90 minuta qëndroi Armando Broja, me sulmuesin shqiptar që është lidhur me një largim nga ekipi në orët e fundit të merkatos së dimrit. Për t'u evidentuar edhe katër shtyllat e Nunez. Liverpooli me këtë sukses shkon në kuotën e 51 pikëve në vendin e parë, teksa Chelsea mbetet në pozitën e 10-të me 31 pikë.

S.DH//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?