Në "Etihad", Manchester City u argëtua dhe fitoi 3-1 me Burnley. Dueli i 22-të këtë sezon në Premier League foli për djemtë e Guardiolës, që shënuan me Julian Alvarez në minutat 16-të dhe 22. Në golin e dytë pasimi i De Bruyne ishte fantastik. Ndërkohë që Rodri në minutën e 46 "vuloi" gjithçka. Në fundin e ndeshjes Al Dakhil shënoi golin e vetëm te miqtë. Me këtë fitore, City shkon në kuotën e 46 pikëve dhe me një ndeshje më pak mban vendin e dytë, me pesë pikë pas kryesuesve të Liverpool.
Lajmi kryesor:
GOLAT/ Manchester City është i frikshëm, Tottenham fitore me zemër! Liverpooli 'shkërmoq' 4-1 Chelsean dhe vijon kryesimin, Broja në stol
S.DH/ReportTv.al